Neymar thuhet se ka vënë frenat në bisedimet e tij për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain, pasi ai ka filluar të mendojë se Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelona dhe braziliani të kthehet në Camp Nou.
29-vjeçari ka qenë i hapur në dëshirën e tij për t’u ribashkuar me argjentinasin, me shumë raporte në fund të vitit që lidhnin Messin me një lëvizje në PSG.
Sidoqoftë, gazeta katalunase Ara raporton se Neymar jo vetëm që beson se Messi do të rinovojë kontratën me klubin nga Camp Nou, por ata gjithashtu theksojnë se braziliani ka informuar Barcelonën se do të ishte i gatshëm të kthehej në klub.
Kjo është në përputhje me deklaratat e bëra nga ish-skauti i Barcelonës, Andre Cury.
“Neymar do të luajë me Messin përsëri, jo në PSG por në Barcelona”, ka thënë Cury për El Litoral.
Njeriu që e solli Neymarin te Barcelona, Cury: Ney do të bashkohet me Messin, por jo te PSG
Kthimi i Neymarit në Barcelonë do të ishte i vështirë duke pasur parasysh situatën financiare të klubit, megjithëse ai do të ishte i gatshëm të bënte sakrifica për të kompletuar lëvizjen.
Ndërkohë, drejtorët e Barcelonës nuk kanë përjashtuar kthimin e tij, por ata janë gjithashtu duke mbajtur sytë te Erling Haaland dhe Lautaro Martinez.