Flokët e një 13-vjeçari u kthyen në “mollë sherri”, mes një berberi dhe babait të të vogëlushit.
Ngjarja ndodhi në Teksas të SHBA-së. Adoleshenti u kthye në shtëpi pasi kishte prerë flokët, por babait nuk i pëlqeu ky model.
I ati i 13-vjeçarit, shkoi bashkë me djalin tek salloni dhe e qëlloi berberin tre herë, në stomak, krah dhe në trup. E gjithë skena ka ndodhur në sytë e djalit, i cili qëndroi në makinë dhe pa të gjithë ngjarjen.
Policia ka nisur menjëherë kërkimin për babanë e djalit.