Ngjarje makabër! Qëllon me armë berberin pasi nuk i pëlqeu modeli i flokëve të të birit

Flokët e një 13-vjeçari u kthyen në “mollë sherri”, mes një berberi dhe babait të të vogëlushit.

Ngjarja ndodhi në Teksas të SHBA-së. Adoleshenti u kthye në shtëpi pasi kishte prerë flokët, por babait nuk i pëlqeu ky model.

I ati i 13-vjeçarit, shkoi bashkë me djalin tek salloni dhe e qëlloi berberin tre herë, në stomak, krah dhe në trup. E gjithë skena ka ndodhur në sytë e djalit, i cili qëndroi në makinë dhe pa të gjithë ngjarjen.

Policia ka nisur menjëherë kërkimin për babanë e djalit.

Leave a Reply