Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një tragjedi në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, ku si pasojë e therjes me thikë një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Bëhet e ditur se i dyshuari, shtetas i Shqipërisë ka vrarë mikun e tij dhe ka lënë të plagosur gruan dhe djalin e viktimës.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Njëri nga të plagosurit është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Graishta.
Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Graishta tha se i dyshuari pasi është arratisur nga vendngjarja është arrestuar nga Policia e Kosovës rreth orës 07:00, ndërsa i është dhënë masa e arrestit prej 48 orës. /Telegrafi/