Sot Presidenti Stevo Pendarovski qenka takuar me krerët e kishave, bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze. Mirë boll! Takime të kë tilla janë të preferueshme por, kur kalojnë me gafe, kjo pastaj bëhet shumë e mërzitshme. Kësaj radhe, edhe Presidenti por edhe stafi i tij i protokolit presidencial, kanë gabuar rëndë që nuk janë kujtuar se, në takim kanë Sulejman Rexhepin, njeriun më të dekoruar në Maqedoni, ndaj dhe, është dashur që paraprakisht të përgatiten me ndonjë dekoratë për Sulejman Rexhepin, pavarësisht se është klientelë e prokurorisë shtetërore dhe po hetohet për kriminalizimin e BFI-së. Ata të presidencës mos të gjenden para situatave të sikletshme nëse një ditë Sulejman Rexhepi të dekorohet nga NATO për kontributin e tij madhor për inkuadrimin e shtetit në këtë Aleancë. Prandaj është mirë që herën tjetër të përgatisin ndonjë dekoratelë dhe mos ta lejojnë që të dalë nga Presidenca duarthatë e të zhgënjyer. Sepse zemerohet shumë keq dhe nuk kontrollohet në shkoqjen e mishit të skuqur./Hapur/
Pendarovski për ofertën e Zaevit: Më ka befasuar edhe mua
Presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus ka komentuar ofertën e kryeministrit Zoran Zaev për zgjerimin e qeverisë me opozitën. “Ajo deklaratë…