Erling Haaland do të ishte emri i zgjedhur për të bërë ndryshimin te Barcelona.
Sipas asaj që raportohet nga media spanjolle, në veçanti nga “AS”, 20-vjeçari i Borussia Dortmund është në krye të listës së presidentit të ri, Joan Laporta.
Pas eliminimit të katalanasve nga Liga e Kampionëve në duart e PSG, Blaugranat kanë filluar planifikimin për sezonin e ardhshëm.
Përveç rinovimit të Messit, ende pezull, dhe një dëmi të rëndësishëm ekonomik për t’u mbuluar (një borxh prej 1.173 milionë euro dhe likuiditeti të ulët), Barcelona synon të rregullojë gjithçka me blerjet e mundshme.
Për këtë, Laporta po mendon të ketë emetime të klubit, të njohura më parë si “obligacione Laporta”, për të pasur kaq shumë para të freskëta për të investuar.
Nga ana tjetër, llogaritë ekonomike varen edhe nga rezultatet sportive.
Sjellja e Haaland me fanellën e Barçës mund të jetë një ndihmë e madhe në këtë drejtim.