Në një kohë kur konflikti turko-rus është i lartë, kurdët e Turqisë janë rreshtuar në krah të Moskës. Takimi i zhvilluar një ditë më parë mes ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov dhe liderit të Partisë Popullore Demokratike kurde në Turqi, Selahattin Demirtas është parë nga Ankaraja zyrtare si tradhti nga ana e kurdëve. Sipas kryeministrit të Turqisë Davutoglu takimi Lavrov – Demirtas, ishte i projektuar për ta irrituar Ankaranë, e cila këtë herë ndërmerr një goditje të forte në frontin e brendshëm. Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i ka përgëzuar kurdët e Turqisë, duke i cilësuar si aleatë potencialë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik qe po zhvillohet ne Siri dhe Irak. Gjatë takimit, shefi i diplomacisë ruse i tha Demirtasit se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunoje nga afër me partine tij dhe përfaqësues te tjerë te popullit kurd.
Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Berisha shkruan në mesazhin e tij, që…

