Presidenti i UFC zbulon sekretin, ja kur do të ndeshen McGregor dhe Khabib

17 muaj më parë Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov u ndeshën ku në fund boksieri nga Degestani triumfoi.  Së fundmi, presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur se Conor McGregor pas triumfit në rikthimin e tij ndaj Donald Cerrone synon që të duelojë sërish me Khabibin në ringun tetëkëndësh. 

McGregor po kërkon një sfidë të re, dhe sipas White gjasat janë të mëdha që kundërshtari i ardhshëm i 31-vjeçarit të jetë fituesi i duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson që zhvillohet në muajin prill në kuadër të ‘UFC 249’.

Leave a Reply