Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar/ Rama: Do pezullohen brenda 3 ditëve

“Për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, që me çekicin e drejtësisë godasin pas shpine, që për çdo rast kur ne do konstatojmë vendime si ato që kemi parë, paketa kërkon pezullimin nga detyra brenda 3 ditësh dhe më pas hetim për ta. Ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin’, kështu u shpreh kryeministri Rama për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

“Sot jemi të vetëdijshëm që do të vuajnë akoma se janë akoma gjyqtarë dhe prokurorë që e dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe jetojnë sikur të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë, “kap ca të kapësh”. Edhe për ata kjo paketë ka një ilaç. Edhe ata do të përgjigjen në mos sot nesër, pasi një lloj si sot erdhi koha të përgjigjen të fortët e këtij vendi për të gjitha pasuritë e tyre, do të vijë edhe për ata.

Vettingu ndau të njomin nga i thati. Në shumicën e herëve janë kriminelë dhe jo gjykatës. E fundit që kam është për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine, që për cdo rast kur ne shteti që do të konstatojmë vendime si ato që kemi parë në vijim paketa kërkon brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Ata janë bashkë, dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin të dyja palët, ju siguroj” tha Rama.

Leave a Reply