Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një ofertë të re për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.
Në takimin mes dy kryetarëve të partive të mbajtur të shtunën, Isa Mustafa ka propozuar që ti jap një ministri më tepër VV-së, në këmbim të pozitës së presidentit.
Mustafa ka treguar se propozimi parashihte që ministria t’i jepej Vetëvendosjes në vitin 2021, në momentin që presidenti i propozuar nga ta të merrte votat e mjaftueshme nga Kuvendi.
Mirëpo, propozimi është kundërshtuar nga Kurti.
Isa Mustafa, kryetar i LDK-së
Mustafa ka treguar se LDK-ja nuk ka plan B për të ardhur në Qeveri në rast të dështimit të marrëveshjes më VV-në, dhe si rrjedhojë parashohin shkuarjen në opozitë.
Isa Mustafa, kryetar i LDK-së
Emrat e ministrave dhe kryeparlamentarit asnjëra palë nuk i ka nxjerrë në tavolinë.
Kjo është thënë se do të bëhet pasi Kurti të votohet si kryeministër.
Në anën tjetër, Kurti nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, priste betonimin e qëndrimeve apo për ta mundësuar realizimin e marrëveshjes.
Albin Kurti, kryetar i LVV-së
Takimet mes Kurtit e Mustafës ende nuk dihet se kur do të vazhdojnë.