Në betejën në Heraklea, afër Tarentit (280 para Kr.) Pirroja i Epirit u ndesh me një ushtri romake dy herë me të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Aty ai përdori edhe elefantët, të cilët romakët i shihnin për herë të parë. Në këtë betejë, megjithëse fitoi, Pirroja pati shumë humbje në oficerë dhe ushtarë. Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros” që përdoret në rastet e arritjes së një qëllimi, por me humbje të mëdha, që në ndonjë rast edhe s’ia vlen.(Hejza)
Intelektualët dhe partia
Midis nesh Ekziston një dallim esencial në mes të intelektualit të ideologjizuar dhe intelektualit me ideal! I pari shkrihet për…


