Pse Shaqir Fetai i frynë skandaleve

Shaqir Fetai kur ngelë pa tema, pa arsye për të publikuar ndonjë “lajm”, ai sillet si pacienti pa oksigjen, apo si tjetri pa mend! Shkurt e shqip – çartet!

Nga Vildane Qamili

Shaqir Fetai nuk është dhe as që ka këllçe të jetë ashtu siç ka qejf ai: autokrat, diktatorçiç, njeri i dhunshëm, njeri i pushtetit policor që nuk pjerdhë për asgjë!
Shaqir Fetai as që e kupton se çka do me thënë teknokrat, as burokrat, as autokrat, as diktatorë, as pushtet. Shaqir Fetai është, thjesht, servil, është hipokrit i llojit të vet, është specie që është stërvitur për ta ruajtur b… e vet!
Shaqir Fetai ka dëshmuar se është i pamend, se është vegël adaptabile për çdo dorë të pistë, por, edhe se është “ekspert” i sajimit të “lajmeve” me qëllim për të qenë “ylli i opinionit”; ai është në gjendje që të durojë shqelëm apo hu b… vetëm e vetëm që të bëhet një lajm që do të perceptohet si “aktivitet” i tij.
Sëkëndejmi, Shaqir Fetai përçarjen në BFI, acarimin e raporteve deri ne konflikt fizik në Myftininë e Tetovës nuk e bën sepse na qenka ndonjë farë “autokrati”, apo diktatori! Ai këtë degradim të BFI-së e shkakton vetë, sepse nga kjo situatë e pistë kërkon të përfitojë, të paktën, vëmendje publike.
Shaqir Fetai ndjehet i vetmuar, si në shoqëri ashtu edhe në shkelje ortodokse kushtetutare! Shaqir Fetain e trishton deri në çmendi ky izolim që i është bërë nga të gjithë faktorët. Shaqir Fetai është si ujku që kërkon mjegull për të ardhur deri te gjahu i tij! Shaqir Fetai tashmë po i pret dy përfitime: njërin do ta “mbajë” sekret e tjetrin do ta publikojë!
Shaqir Fetai pret të ndërhyjnë faktorët e jashtëm për pajtim të situatës! Faktorin e brendshëm (hoxhallarët e Tetovës) tashmë e injoroi!
Shaqir Fetai ka kohë që ndjehet i braktisur nga faktori politik, BDI-ja, që e instaloi gabimisht në krye të Institucionit! Madje ai tashmë e di fort mirë se pikërisht strukturat më të larta partiake u kanë dhënë leje “puçistëve” që nëse i kanë numrat t’i hynë procesit të largimit të Shaqir Fetait. Ai po e shkakton këtë situatë të pistë pikërisht në prag të zgjedhjeve, i bindur se kjo do ta faktorizojë te BDI e cila do të shkojë tek ai për të kërkuar ndihmë për t’i fituar zgjedhjet! Shaqir Fetai vazhdimisht po thotë “vjen cjapi te kasapi”! Ai veçmë ka filluar të agjitojë dhe të kërkojë nga “hoxhallarët” që të rrinë gati dhe, kur t’iu japë shenjë Shaqir Fetai, të gjithë të angazhohen në shërbim të BDI-së. Pra, ky angazhim i hoxhallarëve varet nga shenja e Shaqir Fetait, ndërsa shenja pozitive do të varet nga përulja e strukturave të BDI-së para këmbëve të tij si dhe nga gatishmëria partiake për ta përkrahur Shaqir Fetain për të qëndruar deri në vdekje në krye të BFI-së! Aktualisht, strukturat partiake nuk janë të bindura se Shaqir Fetai mund t’ua sigurojë votat e katundarëve të tij në Çegran.
Dhe, përfitimi i dytë, të cilin Shaqir Fetai e pret nga kjo lojë e pistë me dinjitetin e hoxhallarëve të Tetovës, lojë këtë që po e luan deri në acarim të raporteve me pasojë të frakcionimit, të fragmentarizimit e të përçarjes fatale të BFI-së, pas së cilës, dukuritë edhe më fatale do të jenë të pashmangshme dhe përfundimisht të pakontrollueshme, pra, përfitimi që e pret nga kjo zallamahi, është shtimi i interesimit nga faktorët e jashtëm, nga diplomatët, nga ambasadorët! Shaqir Fetai vdes që të vizitohet nga ambasadorët dhe që t’i vizitojë ata! Natyrisht, gjithmonë kur në BFI ka pasur turbulenca, interesimi i korit diplomatik për informata burimore dhe institucionale ka qenë i shtuar. Pra, tani Shaqir Fetai pret që para kabinetit të tij të presin radhe-radhe diplomatët që do ta “vizitojnë” e qe do të flasin fjalë miradie për “lidershipin dhe koperivitetin” e tij! Ndërkombëtarët do të angazhohen për zgjidhje, për rrugëdalje, për qetësim të situatës, ndërsa Shaqir Fetait i intereson vizita e tyre, qoftë kjo e cytur edhe nga situatat ekstremisht frakcioniste, të cilave po u frynë Shaqir Fetai!


/Autorja është ish-medresante e dëshpëruar/

Leave a Reply