Rama dhe Duka së bashku për inagurimin e godinës së re të FSHF-së

Gara për kreun e federatës shqiptare të futbollit ka nisur zyrtarisht që me daljen e dy kandidatëve që do të tentojnë një votëbesim për mandatin 4 vjeçar.

 

Në një moment kur situata rreth zgjedhjeve për Presidentin e FSHF-së, po merr ngjyrime politike, numri një i qeverisë shqiptare do të jetë nesër në krah të presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka për të përuruar nisjen e punimeve për selinë e re të FSHF-së.

 

Me anë të një njoftimi, zyra për shtyp e institucionit ka bërë me dije se nesër në orën 11:00, Kryeministri Edi Rama do të jetë së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka në Kompleksin “Dinamo” për ceremoninë inauguruese.

“Nesër në orën 11.00 në kompleksin “Dinamo” në kryeqytet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Kryeministri i vendit z.Edi Rama do të marrin pjesë së bashku në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Shtëpisë së re të Futbollit Shqiptar. Ju ftojmë të merrni pjesë!”, njoftoi zyra për shtyp e FSHF-së.

Leave a Reply