Mesazhet qe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dha te dielën ne Tirane, i kane krijuar mundësi opozitës qe te risjelle ne skenën e debatit politik disa akuza ndaj qeverise Rama. I pari ka dale ne selinë e PD Eduard Halimi, i cili ka ngritur problematiken e vonesës nga Gjykata Kushtetuese ne zbardhjen e vendimit per deputetin Kokedhima.
Edhe pse lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi janë prioritete kryesore për vendin, siç u theksua edhe dje nga Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama po vazhdon në drejtimin e kundërt duke i bërë presion gjykatës, e duke mbrojtur korrupsionin e njerëzve të tij.
Me ndërhyrjet e tij, Edi Rama vonon zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Koço Kokëdhimën, duke penguar kështu drejtësinë, e duke dalë në krah të korrupsionit.
Ndersa Arben Ristani ka denoncuar rastin e Arben Ndokes dhe shpërfilljen qe sipas tij Rama po tregon per dekriminalizimin.
Sekretari Kerry, pasi e vlerësoi dje në Tiranë procesin e dekriminalizimit, e veçoi atë si sukses dhe model që duhet ndjekur.
E megjithatë, ja ku është i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, duke prezantuar Prefektin e Qarkut.
Ja ku është i dënuari që, pas denoncimeve të opozitës, pas qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë, dhe pasi ligji i dekriminalizimit e nxorri jashtë parlamentit, sot, me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë.
Sipas Partisë Demokratike, keto dy raste tregojnë se qeveria Rama po sfidon hapur mesazhet e Sekretarit Amerikan te Shtetit.