Rihanna u duk si një vizion kur luajti rolin e shoqërueses së nuses në dasmën e asistentes së saj Jennifer Morales, me Aaron Davis.
Këngëtarja gjeti kohën pavarësisht axhendës së ngjeshur për të mbështetur mikeshën e saj, teksa lidhi kurorë në një plazh në Honolulu, Hauai.
Duke lënë mënjanë stilin e saj ekstravagant, këngëtarja 27-vjeçare u shfaq elegante me fustanin lejla të gjatë deri tek këmbët dhe me një tufë lulesh në duar.
Flokët e kuqërremta ajo i kishte mbledhur mbi kokë dhe paraqitja e jashtme mbyllej me buzëkuqin e purpurt që kishte vendosur.