Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid, 1 viktimë në 24 orët e fundit

Në të gjithë vendin 2091 qytetarë të infektuar, zgjerohet harta në 29 bashki

Rëndohet situata nga COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit një qytetar 79-vjeçar humbi jetën në spitalin Infektiv, ndërsa u regjistruan 379 raste të reja, duke rikthyer kështu shifrat e dimrit.

5,339 testime u kryen në një ditë ndërsa rastet vijojnë të kenë shpërndarje në 29 bashki të vendit. Vetëm në Tiranë u regjistruan 111 raste, ku aktualisht është edhe numri më i lartë i pacientëve aktivë, 767 raste.

“Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol”.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 2,091 pacientë aktivë me COVID-19. Ndërsa në spitalin infektiv po marrin trajtim spitalor 38 pacientë.

Leave a Reply