Seanca të komisioneve për arsim, shkencë dhe ndjekje të komunikimeve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve, për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni ligjvënës juridik.

Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve është Raporti për mbikëqyrjen ekzekutive në Agjencinë për siguri kombëtare.

Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do t’i shqyrtojnë propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për formimin e Fakultetit teknologjik-teknik dhe Fakultetin juridik në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, si dhe të Ligjit për formimin e universitetit shtetëror “Goce Delçev” në Shtip, të dy me procedurë të shkurtuar.

Leave a Reply