Në një prej përgjigjeve të Shaqir Fetait në intervistën e kurdisur e të botuar në “HËNA E RE”, del sheshit edhe trishtimi i tij i vonshëm nga fakti që në BFI u instalua me insistimin, ndihmën dhe bekimin e BDI-së, të cilës familjarisht i kanë borxh
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Pse ky trishtim i Shaquas nga fakti që u damkos si “reis i BDI-së”, si ai para tij që njihej si “reisi i PDSh-së” i cili kur hetoi se testi i lojalitetit kishte kosto të madhe, e tradhëtoi “partinë nënë” dhe iku në BDI.
Ku do të ikë Shaqua tani pasi nuk ia ktheu reston BDI-së. Shaqua është interesxhiu më i madh që mund ta bëjë nëna. Ështe tepër i pafytyrë dhe mermer i ftohtë në momentet kur është në pyetje interesi i tij meskin. Këtë e ka dëshmuar tërë kohës sa ka qenë vasal i Sulejman Rexhepit.
Tanimë Shaqir Fetai ka tradhëtuar dhe i druan hakmarrjes së BDI-së e cila do ta djeg për këtë tradhëti. I lajthitur nga propagandat që thonin se BDI do të jetë humbëse në këto zgjedhje, Shaqir Fetai tërë kohës ka koketuar dhe është fërkuar me Aleancën duke e ndihmuar Alternativën. Zatën BDI pësoi humbje të madhe pikërisht në Çegranin e Shaquas dhe të familjes Fetai e cila komplet ka aderuar në BDI të cilës goxha ia kanë parë hajrin.
Përzierja e BDI-së në instalimin e Shaqir Fetait si qyp në krye të BFI, na qenka normale! Shaqua thotë se qenka shumë normale në botën demokratike tendenca e partive politike për të ushtruar ndikim në institucionet fetare, por suksesi i tyre varet nga aftësitë tona për t’i penguar ato. Një tezë kjo shumë e çoroditur dhe tepër amatoreske për të mos thëne idiotike!
Në botën demokratike, ku kultura demokratike shpreh kulturën e përgjithme të një etnie, të një shoqërie apo të një komuniteti, përpjekja e cilësdo parti për të ndikuar në një komunitet fetar sanksionohet me mospërfillje të asaj partie dhe me përpjekje mbinjerëzore për ta përjashtuar nga shoqëria. Shoqëria demokratike në botë me përulësi është në shërbim të interesave të insistucioneve dhe komuniteteve fetare, duke e dëshmuar këtë juridikisht dhe praktikisht. Pikërisht për këtë shërbim me përulësi institucionet demokratike kërkojnë me mirësjellje që, secili në vend të vet e me punët e veta. Në rast të përzierjeve të gjerave pushteti demokratik godet mbi secilin, qoftë ky kryetar apo edhe “haxhi rreis”!
Tani Shaqir Fetai, duke e ndjerë ndëshkimin partiak për shkak të tradhëtisë, u përçon sinjale këtyre të BDI-së që të këqyrin e të mos harrojnë se, BFI-ja qenka institucion mbipartiak dhe as mos t’ia mësyjnë të përzihen e ta kërkojnë largimin e tij, sepse tashmë tërë bota e ka uruar dhe e ka pranuar si “kryetar të BFI” dhe me këtë legjitimitet botëror ka humbur peshën e vet organizimi i çdo procesi zgjedhor në BFI për sa i përket zgjedhjes së kryetarit të këtij Institucioni! Kështu mendon Shaqir axhamia, intriganti, i cili, duke qenë i njohur nga ligësitë e tij, gjithnjë ka qenë i injoruar dhe i margjinalizuar në BFI, sidomos në kohën kur Mulla Sula ishte i pafuqishëm në formimin e klanit të vet dhe të përkrahjes së njerëzve kukëll e të luajalshëm si Shaqir Fetai.
Prandaj Shaqir intriganti përmbyllë këtë përgjigje me: “Kam bindjen se do t’ia dalim, sepse kemi organe të vetëdijshme për lëvizjen e rrugëtimit të BFI-së tash e në të ardhmen.” Ai këtë rrugëtim e projekton nën drejtimin e tij si punë të kryer. Ja pra, edhe një fakt që flet se Shaqir Fetai është shkelësi më i madh i Kushtetutës së BFI-së, ani pse ështe plotë 62 vjet! Ligjit nuk i kërcet nëse je i sëmurë apo paske pasur shumë angazhime! Brenda tre muajve personi u.d. përgatit zgjedhjet dhe e dorëzon detyrën me nder. Vetëm ky nder i ligjshëm i kërkohet personit u.d.: të jetë ekspeditiv dhe shumë korrekt e i disiplinuar në përgatitjen e zgjedhjeve. Ndryshe, “e bluan” ligji! Kurse Shaqir Fetain tek do ta bluaj ligji për prezantim të rrejshëm dhe për futjen në huti të krejt botës. Sëmundja e tij karrieriste nuk do të shërohet nga mekanizimi i këtij ligji, por, do të “bluhet”.
(vazhdon)