Shaqir Fetai e ka një siklet

I vetëdishëm se nuk e njeh askush, i vetëdishëm se edhe ata që e njohin, e njohin nga prezantimi me fjalë të mëdha që ia ka bërë ish-babai i tij shpirtëror, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe, në këtë siklet, si atëherë ta prezantojë vetëveten! Kush është Shaqir Fetai që po na flet nga minberi gjatë ditëve të xhuma? Reisi? Si erdhi deri aty? Kush e bëri? Kush është ky more që po na drejtohet si dhelpra nën çallmë

 

Nga Milaim Memishi

 

Këtë xhuma, Shaqir Fetai e fali në Xhaminë e Sheh Selimit, në Kërçovë! Xhematit të kësaj xhamie iu drejtua edhe me hutben e përzier me elemente politike, me vetëlavdërim, me rrena, me trillime, me shpalosje të të vërtetave nga të cilat ai skuqet e bëhet gjyvezi; e kap një siklet nga i cili del vetëm duke u ngushëlluar me faktin që xhemati nuk di asgjë nga të vërtetat, prandaj edhe nëse e gënjen nuk bën ndonjë mëkat! Kjo është logjika e Shaqir Fetait!

Shaqir Fetai nuk e di formatin e vetëprezantimit, nuk e di metodologjinë e qasjes në fjalim, nuk e di strukturën e fjalimeve bashkëkohore, nuk i di elementët kryesore që duhet t’i ngërthejë një fjalim, një prezantim i një teme para një auditoriumi. Shaqir Fetai hala mendon se fjalim do të thotë të shpërndashë mjegull, të shpërndashë entuziazëm të rrejshëm, të pallamudish kot e kot.

Kush e ka njohur nga xhemati në Xhaminë e Sheh Selimit? Kush e ka parë ndonjëherë, apo, ata që e kanë parë, në krah të djathtë të të cilit personalitet e kanë parë, ata që kujtohen që e kanë parë, fjalët e cilit njeri tingëllojnë në veshin e tij e që i ka dëgjuar gjatë prezantimeve lavdëruese kudo që e ka marrur me vete! Vë bast që xhemati i kësaj xhamie nuk e dinë se ku i bie Çegrani e jo më të njohin ndonjë munafik nga Çegrani!

Shaqir Fetait i mjafton ajo që kanë marrur vesh së po vie “reisi” që ai pastaj të jetë i qetë dhe të futet drejt e në temë, për të thënë atë që ka për ta hedhur si gënjeshtër, apo si kopalla të hipokritit.

Fjalimet bashkëkohore, para audotiriumeve, për hirë të respektit, secili që do të drejtohet, qoftë ai edhe akademiku më i njohur, shkrimtari më i njohur, mjeku, shkencëtari, astronauti, kirurgu, kozmonauti më i njohur në botë, të cilët do të njiheshin nga i madh e i vogël në botë, fillimisht do të prezantohej me emër e mbiemër, pastaj do ta tregonte fejllën nga vjen dhe, së fundmi do të fliste për karrierën e vet, për të arriturat e veta jetësore si dhe për planet të cilat, natyrisht, do ta avansonin edhe më tej, jo personalisht atë, por mbarë shoqërinë! Ky është kyptimi i paraqitjes para cilitdo audotirium bashkëkohor!

E pra, si të paraqitet Shaqir Fetai? Çka t’iu thotë xhematit, kush është ai? Me çka e meritoi atë post në emër të të cilit paraqitet! Si u bë që u instalua në krye të BFI-së? Cilat janë të arriturat e tij në të kaluarën që e paskan ndriçuar BFI-në, e cila, paska vendosur që të drejtohet pikërisht prej këtij! Si t’iu thotë xhematit se, jam unë ai që ia futa thikë pas shpine ish-Reisul Ulemasë, si t’iu thotë që jam unë ai që e hodha prej minares poshte dhe që ia zura vendin ish-reisit! Si t’i numërojë të arrriturat e BFI-së kur ato do t’i taksoheshin të gjitha Sulejman ef. Rexhepit! Si t’i thotë planet kur ai të vetmin plan e kishte që ta realizojë kërkesën e nëntokës antiislame në raport me BFI-në! Ai plan tjetër nuk pati, prandaj, si t’ua thotë planet për perspektivë!

Shaqir Fetai ngjitet në mimber dhe sakaq ia krisë një ajeti kuanor, të cilin pastaj e bën tërkuzë në thes! Në kontekst të asaj që e citon, qoftë si ajet qoftë si hadith, Shaqir Fetai gjithnjë mundohet ta fusë vetëveten si personazh, ta kahasojë veten me personazhet apo me aludimet e shenjta. Sepse, është shumë i vetëdishëm për mëkatet që i ka, prandaj, mundohet ta gënjejë edhe vetëveten!

Në hutben e fundit, ai mbajti një fjalim politik, ishte në elementin e organizatorit të fushatës partiake të kryetarit aktual të Kërçovës, të cilin madje e përmendi edhe në minber!

Për Shaqir Fetain lajm përbënë fakti që “në prezencë të tij” u nënshkrua pranim-dorëzimi i “pazarit të gjelbër”! Ngjarjet e tjera dytësore që përcjell ky lajm janë përplotë trillime, rrena dhe hipokrizi e Shaqir Fetait. Lajmi është : “në prezencën time u nënshkrua”! Kurse prezenca e tij është baraz me zeron, kudoqoftë dhe kudo ku ndodhet ai!

Ai pastaj, të kaluarën e vet prej hajni dhe prej pisi, prej zhvatësi të vakëfit e prej keqpërdoruesit të vakëfit, mundohet të shpërfaqet në të devotshëm! Thotë që me kthimin e këtij vakëfi në Myftininë e Kërçovës qenkan çelur fytyrat e atyre që pronat e veta i kanë lënë për të mirën e islamit!

Po vetë Shaqir Fetai, çka ka bërë dhe çka po bën me vakëfin? Pse lejoi që ky vakëf të shfrytëzohet mbi tri vite nga një pronar i paligjshëm ndërsa në fund nuk i kërkohet dëmshpëblimi! Mendon Shaqir Fetai se ata që i kanë lënë pronat e veta vakëf, do t’ia falin këtë hile? Çka ndodhi me vakëfin në malin e Gazibabës?

Po “Ibni Pajko” a nuk është vakëf?

Po bonat në vlerë a nuk janë formë e vakëfit?

Po qendra tregëtare të cilën do ta ndërtonte Banka Islamike për Zhvillim me nijetin që tërë ai objekt t’i lihej vakëf Gostivarit, pse e dështoi ky farë hipokriti, a nuk do të bëhej edhe kjo qendër vakëf?

Po ish-objekti i Myftinisë së Shkupit a nuk është vakëf?

Vërtet cilën pronë e ktheu Shaqir Fetai që kur u instalua në krye të BFI-së, pa i përvetësuar ato që janë meritë e personaliteteve të BFI-së që decenie kanë ngritur iniciativa, kanë prezantuar nëpër gjyqe e gjykime duke i mbrojtur interesat e BFI-së, kanë finansuar përgatitjen e qindra dokumentave, kanë bërë hartëzimin e vakëfit të Shkupit, kanë kontribuar edhe me autoritetin dhe personalitetin e tyre, si në rastin e hapësirës së ish-Komunalecit!

A nuk është vakëf hapësira e ish-Komunalecit ku po ndërtohet diçka ndërsa myslimanët e vendit, sikundër edhe organet e BFI-së, nuk dinë asgjë se çka po bëhet aty!

Finalizimi i çështjeve nuk është meritë e Shaqir Fetait, sepse, megjithatë, ky nuk ka kurrfarë merite në BFI, thjesht, ka qenë maune, “shleper”, që tërë jetës është tërhequr nga shoferi profesionist. Ky është i pamerituar edhe për vendin, postin, ku është instalar nga pushteti aktual maqedonas. Ky mund të lavdërohet, me meritat e huaja, megjithatë , siç thotë një katundar i tij sa herë që flitet për Shaqir Fetain –

“Gomarit nuk i ka hije shala! Gomari është për samar ngarkur me dru”!

Këtë fakt e di edhe Shaqir Fetai! Ky fakt po e sikletosë së tepërmi Shaqir Fetain, alias, ORAO-n!

 

Shaqir Fetau këtë xhuma “cicërroi” nga kjo hutbe! Prapa vetes ka nje flamur që nuk është as i BFI-së dhe as flamur islam, por, është flamur i Shtetit të Arabisë Saudite! Kështu zyrtarizohet dhe institucionalizohet vehabizmi në Maqedoninë e Veriut, po pra! Vetëm mos thuani që nuk ua kemi vënë në dijeni!

 

Lexo: TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE

Leave a Reply