Shaqir Fetai i duhet Kishës Ortodokse Maqedonase

Ka disa ditë që është hedhur një “pilot provë”, edhe atë pikërisht në Muajin e Agjërimit, që edhe në një komunë maqedonase ku nuk lejohet ndërtimi I një xhamie të vogël të hidhet gurthemeli i një kryqi gjigant! Ky provokim i Kishës Ortodokse Maqedonase me gjasë është në pajtim me instalacionin e pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetain, i cili, sipas të gjitha gjasave u lut që këtë hap mos ta ndërmarrin para se të ikte ai në Zvicër!

Pse ky provokim pikrisht në Ramazan! Dikujt i duhet një destabilizim i madh ndëretnik e ndërfetar, “dikujt” (qytetarët maqedonasë) që këto ditë është prononcuar në masë prej 67 për qind në favor të politikave naciste ruse! Jo vetëm populli maqedonas po shpreh simpati të haptë për Rusinë por, edhe vetë Shaqir Fetai pret “deputetë” rusë madje duke u premtuar se aleatit dhe besnikut më të ngushtë të Putinit do t’i ngrisin përmendore diku nëpër parqet e Tetovës (po ama jo të Gostivarit!!!)
Tani Shaqir Fetai po e shijon agjërimin “nën respektin” që po ia treguakan myslimanët e diasporës, ndërsa myslimanët e vendit i ka lënë në një pozitë tepër të disfavorshme dhe inferiore. Nuk e tha asnjë fjalë për statistikat e manipuluara në raport me popullatën myslimane të vendit! E mbylli gojën me shtatë palë dryrë, duke e miratuar tërë atë “planifikim” të qarqeve antishqiptare e antimyslimane. Flet e lavdërohet për një “harmoni ndëfetare” për ç’gjë kontribut të jashtëzakonshëm paska dhënë Shaqir Fetai, kurse nuk sheh se (ose e sheh dhe e miraton!) në çdo hap të vendit po mbijnë kryqet otodokse!
Çka i duhet kryqi gjigant prej 63 metrove maqedonasëve të Draçevës, e cila është në gjysmën e rrugës që shpie nga qyteti për në dhjetra fshatra shqiptare e myslimane? Çka është kjo aventurë maqedonase për të ngritur lapidare në formë të kryqeve gjigante! Pse nuk ndërtojnë kisha por kryqe? A ta mbushim Maqedoninë edhe me gjysëm hëne!
Për herë të parë ndodhë që këtij provokimi shumë të rrezikshëm, i cili bëhet me sugjerim të atyre që planikojnë shtrije të mundshme të konfliktit nga Ukraina edhe në zonat e tjera, sidomos në Ballkan, askush nuk i kundërvihet, asnjë element mysliman i vendit! Heshtin partitë në pushtet por, mbi të gjitha, hesht “rijaseti”, hesht Shaqir Fetai që me puçin më të ndyrë në hisorinë e njerëzimit i ka dalur Instiucionit “për zot”!
Herave të tjera, në provokime të tilla, siç ndodhi në provokimin e fundit në Butel ku u përpoqën të ngrisin një kryq të po këtyre përmasave, u mblodh Rijaseti dhe po atë ditë reagoi duke tërhequr vërejtjen me sërë masash që nuk do të ishin në të mirë të koekzistencës ndërfetare e ndëretnike në vend. Kërkoi që protestës t’i bashkangjiten edhe subjektet politike në qeveri dhe, kështu ndodhi! Vendimet e Rijasetit janë vendime të prera me synime që të realizohen një për një! Reagimi privat e personal i një personi që thirret në emër të BFI-së është vetëm tallje me këtë Institucion!
Shaqir Fetai, nëse nuk është i Kishës Ortodokse Maqedonase, deri më tani do të duhej ta kishte mbajtur mbledhjen e Rijasetit dhe të dalë me një pako qëndrimesh jo vetëm për opinionin e brendshëm por edhe për faktorët ndërkombëtart në vend, duke tërhequr vërejtjen për pasoja evetnuale që mund të shkaktoheshin nga një provokim i tillë ortodoks.
Maqedonia nuk mund të rrezatojë ortodoksizëm nga çdo cep e nga çdo maje e lartë. Në Maqedoni askush nuk është kundër kishave, kundër Shtëpiave të Zotit, le të ndërtohen aty ku ka nevojë që të luten qytetarët, por ama, të ngriten simbole fetare ky po që është provokim i pastër, që është një skenar jasht të cilit, kësaj radhe, nuk duket që është edhe Shaqir Fetai./Kombetare/

 

Leave a Reply