“O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!” (Es-Saff, 2-3)
Levizja Myslimane per Reforma ne BFI
Shaqir Fetai, iu paska drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut si “kryetar shteti” me një apel që të jenë pjesëmarrës masovik në zgjedhje të qeta, të lira dhe demokoratike! Kurse me këtë veprim prej manjaku nuk u mor as media, as opozita e tij dhe as faktori ndërkombëtar! Në këtë rast, kur hesht një zinxhir faktorësh me relevancë në vend, atëherë kjo do të thotë kemi të bëjmë me një idiot, me një të shashtisur të cilit nuk duhet t’i reagohet, sepse të merresh me një të budallepsur është edhe mëkat por edhe gjynah!
Shaqir Fetai thërret në zgjedhje demokratike?! Po me çfarë zgjedhjesh u instalua ai në krye të BFI-së? Ka të drejtë ky farë manjaku që të apelojë për zgjedhje demokratike ndërkohë që për vete i theu të gjitha parimet, të gjitha rregullat, të gjitha nenet kushtetuese, të gjitha ligjet e shtetit, të gjitha porositë e shenjta, vetëm e vetëm që ta çojë në vend qëndrimin e shërbimeve të huaja që të pranojë të instalohet në mënyrë të përçëdnueshme në krye të BFI-së!
Kush ia kërkon këtij farë loloje një apel të këtillë! Me sa të drejtë i drejtohet të gjithë qytetarëve të vendit? Apo, ta përkufizojm, si ia nisë këtë apel besimtarëve, respektivisht, shqiptarëve të vendit!? Thua të jenë këta ata më problematikët ndaj duhet që “i pari i fesë” t’i lusë për zgjedhje të qeta, që do me thënë, jo të dhunshme, jo të përgjakshme; të lira, do me thënë, të mos ushtrojnë dhunë, trysni mbi votuesit por të jenë të lirë në dhënien e votës për ata, për të cilët janë përcaktuar paraprakisht; të jenë demokratike, do me thënë, të mos jenë të manipuluara dhe jasht standardeve që i ka vënë demokracia dhe që i kërkon bota demokratike! Pse pranon Shaqir Fetai që të ofendojë shqiptarët, apo, kush ia ka kërkuar këtë ofendim kaq të turpshëm?
Çka e lidhë Shaqir Fetain me këto zgjedhje? Pse të apelojë Shaqir Fetai (pse të lëshojë letër qarkore deri te Myftinitë e caktuara duke kërkuar prej myftinjëve që të ndikojnë tek imamët të apelojnë të votohen kandidatët e një partie e cila e instaloi këtë farë burri të ligë në krye të BFI-së?)
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme qenkan “obligim ndaj elektoratit”?! Mos do të thotë Shaqir Fetai se elektorati në RMV ëshë i thirrur që të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme?!
Këto zgjedhje qenkan “obligim ndaj imazhit të shtetit tonë”!!! Mos do të thotë Shaqir Fetai se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë obligim për imazhin e shtetit tonë?!
Si, “ndaj miqve tanë”?! Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë obligim i elektoratit të RMV-së sepse këtë e kërkojnë miqtë tanë! Mbase këtë e mendon Shaqir Fetai? Apo, ai fare nuk mendon, sepse është mësuar t’ia fusë si kau pelës!
“Të Dielën më 17 Tetor 2021, e kemi për obligim që nëpërmjet votës dhe sjelljes tonë të japim kontributin në ngritjen e nivelit demokratik dhe në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat janë parakusht për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.” – thotë Shaqir Fetai?
Po cili është parakushti për ardhmërinë e Bashkësisë Fetare Islame! Tradhëtia e Shaqir Fetait? Komploti i Shaqir Fetait? Pranimi për një instalim të dhunshëm të tij në krye të BFI-së? Sjellja e Shaqir Fetait llogaritet si “ngritje e nivelit demokratik” apo si ngritje e nivelit shkatrrimtarë të BFI-së?
Në tërë këtë apel të Shaqir Fetat është një hile, është një ofendim, është një mesazh i tij që shpërndahet si porosi e atyreve që përkujdesen për nxirjen e imazhit të elektoratit shqiptar! Shaqir Fetai apelon që të dalin sa më masovikisht në votime? Pse? Sepse vota sa më masovike në fakt e pengon mundësinë për vjedhje, për mubshje të kutive. Do me thënë, Shaqir Fetai ka informacion, Shaqir Fetai na del prej kruzhokqeve ku përflitet se në këto zgjedhje partitë shqiptare në pushtet do të tentojnë të vjedhin e të mbushin kutitë e votimeve, prandaj, dilni sa më masovikisht që me votën tonë ta parandalojmë këtë masakrim të votimit! Mesazh shumë perfid i Shaqir Fetait, veti kjo e skuthave!
Shaqir Fetai sillet si të jetë “organi më i lartë shtetëror”, pastaj, herë si “subjekt politik”, herë si “pararojë e demokrracionit” (siç e bastardon Shaqir Fetai fjalën demokraci)! E paska obligim BFI-ja “që ta inspirojë elektoratin” të dalë e të vendosë për fatin e vet katërvjeçar!
Njerëzit e mençur këto “punë” të këtij apeli paçavër i kryejnë pa pompozitet, pa zhurmë dhe pa rënë në sy! Munafikët tjerë veprojnë tjetër apelojnë, pikërisht, si Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai është në shërbim të djallit, prandaj, përgjigjet, pikërish ashtu siç thonë kërçovarët “si gomari pa pokanë”!
Dhe, ja, pas Shaqir Fetait, të gjithë politikanët, liderët partiakë, do ta koptojnë atë dhe do të apelojnë ngjashëm si ky! Po sikur liderët partiakë, politikanët të dalin me apel dhe të kërkojnë që në Bashkësinë Fetare Islame të organizohen zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike! Apo, kjo do të llogaritej përzierje në punët e brendshme të institucionit fetar? Zatën, Shaqir Fetai do të ngelë në historinë e këtij Institucioni si “kampion” i budallallosur i praktikave skandaloze.