Shaqir Fetai me rrena ia ka mësyer “xhenetit”

A paraqesin unitet dhe besueshmëri të përgjithshme ndaj BFI-së rrenat e Shaqir Fetait! I përdori njëmijë truqe, vetëm e vetëm të dëshmohet si “i suksesshëm”! I paska therrur rreth 6700 kurbana!!! Po, diaspora jonë nuk ka se ku t’i therrë në perëndim, ndaj detyrohen që një numër sysh t’i paguajnë në BFI (shumëfish më tepër nëpër Organizatat humanitare të ndryshe), mbi 3000 prej tyre, po ashtu, 2-3 mij kurbanë janë paguar edhe nga Turqia, sepse blerja dhe therrja këtu është më e lirë

Myslimanët e Maqedonisë së Veriut edhe një herë praktikisht e vërtetuan se nuk kanë pikën e besimit në Bashkësinë Fetare Islame të Shaqir Fetait! Ky besim ka një rënie drastike, sidomos që kur në krye të saj u instalua nga politika aktuale maqedonase, Shaqir Fetai, personi që karrierën e vet e ka ndërtuar në veprimtarinë e spiunazhit në UDB-së!

Jo më shumë se 1-2 mij myslimanë të vendit kanë paguar kurbanë që të therren përmes “kasapnicave” të Shaqir Fetait! Në mënyrë plebishitare e kanë bojkotuar, për më tepër, edhe për faktin që BFI-ja nuk ka pranuar që të mbledhë lëkura kurbani, të cilat, myslimanët, me lotë në sy i kanë hedhur nëpër kontenjera. Janë parë, madje edhe janë fotografuar duke derdhur lotë e duke shtrënguar kokën nga tmerri i lëkurave të hedhura, sepse, janë mësuar që këtë sadaka ta lënë në oborr të BFI-së dhe të organeve të këtij Institucioni dhe jo ta hedhin kontenjerave, të cilat pastaj zhag nëpër rrugë i kanë tërhequr qentë endacakë. Këta mijëra lëkura të hedhura në kontenjerë, këta tonelata e tonelata lëkura, dëshmojnë se, megjithatë, myslimanët i kanë therrur kurbanët nëpër oborret e tyre, nëpër livadhe, nëpër ara, dhe mishin e kanë shpërndarë sipas rregullave islame.

Oborri i Medresesë kurrë nuk ka qenë më i mjerë se sivjet! Gjithnjë në oborr kanë vluar dhentë e donuar për kurbanë, kurse, sivjet, ky oborr ishte i shkretë! Mezi nja 10-15 dhenë dëshmonin se edhe në këtë vatër arsimore u donuan disa kurbanë!

Nuk është ky problemi! Le të bëjë petulla në ujë sa të dojë Shaqir Fetai! Le ta fryej sa të dojë numërin e kurbanëve për të dalur më i suksesshëm se “ish-reisi”, megjithatë, një është e vërtetë: Shaqir Fetait edhe praktikisht iu dëshmua se myslimanët e vendit e bojkotojnë dhe nuk e pranojnë si instalacion të pushtetit maqedonas. Pikë!

A paraqet sukses numri prej 6700 kurbanëve? Madje, a është shifër e saktë, sepse 6700 kurbana për të vetmin Istitucion që përkujdeset për zhvillimin e jetës islame për rreth 1 milion myslimanëve të vendit, është shumë pak dhe dështim total! Si është e mundur që nga shtatëqind xhamite, nga shtatëqind imamët e tyre, nga 700 kryetarët e këshillit të xhamive të mblidhen 7000 kurbane, ndërsa vetëm një imam, gjegjësisht, vetëm një kryetar këshilli i një Xhamie (nuk po i themi emrin se të BFI-së menjëherë marrin masa), ka pranuar pagesa për 750 kurbanë, që janë therur dhe janë incizuar veç e veç therrjet duke ua përmendur emrat e secilit që ka paguar, dhe duke ua nisur secilit, veç e veç, inçizimet e therrjes së kurbanëve!
Dyshohet se numri prej 6700 kurbanëve sa i paraqet Shaqir Fetai është edhe më i madh por – duhet diçka të vidhet! Nëse jo, le të botohen të gjitha emrat dhe mbiemrat e donatorëve të kurbanëve në BFI-në e Shaqir Fetait! Nga ana tjetër, me përfitimin që kanë ngelur nga ky numër i kurbanëve nuk do të mund të paguhen as honoraret e anëtarëve të komisionit qendror dhe atyre lokal, therrtoret, ngritoret, frigoriferët, kasapët, najllonat ku (mjerueshëm) “paketohet” mishi! Atëherë, pse kjo vetëmburrje dhe krenari prej hipokriti?!

Nejse pra, është një tjetër rrenë e Shaqir Fetait e cila duhet të provokojë padi penale por edhe mllefin e mbarë myslimanëve të vendit!

Ditën e therrjes së kurbanëve në një prej “kasapnicave”, paskan pasur edhe inspektorë nga  Komisioni Qendror i Kurbanave dhe nga Agjencia për ushqim dhe veterinari! Shërbimet profesionale të Shaqir Fetait, përplotë me injoracë, me hipokrizi por edhe me djallëzi, thonë: “Këtë vit për herë të parë, Komisioni Qendror i Kurbanave ka pranuar edhe një kërkesë që një grup profesorësh universitar nga Fakulteti i Veterinarisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, të bëjnë kërkime shkencore mbi sigurinë e mishit të kafshëve të therura. Pas marrjes së rezultateve, mishi i kurbaneve ka rezultuar i sigurt për konsum dhe ka nisur shparndarja i tij.” Dikush tha që ky farë “reisi” i instaluar as ujin nuk e pi pa i thënë institucionet shetërore “pi”, madje “merr fryme”!

Sido qoftë, në këtë “informatë” fshihet një kleçkë e cila hedh akuza të drejtëpërdrejta kundër ish-reisit H. Sulejman ef. Rexhepi! Nga kjo akuzë, fatamirësisht, nuk mund të amnistohet as Shaqir Fetai, si anëtarë i ish-Rijasetit! Të gjithë paskan qenë shpirtprishur dhe helmues masivë?!

Për herë të parë qenka kontrolluar mishi! Po në të kaluarën, çfarë mishi kanë konsumuar myslimanët e vendit, sidomos ata që janë “daravitur” me mish kurbani nga BFI-ja, gjegjësisht, nga “Hilali”! A ka qenë ai mish i kontrolluar! Si mund të thuhet madje, si guxohet me kaq bindje të thuhet se, sivjet, për herë të parë qenka kontrolluar mishi dhe se qenka shpërdnarë vetëm pasi janë marrur rezultatet nga Agjencia për ushqim dhe veterinari!

Kjo akuzë e “tërthortë” nënkupton se në BFI duhet të nisin përgatitjet për padi kundër atyre që vite më parë kanë shpërndarë mish të painspektuar, të paverifikuar dhe të palejueshëm! Duhet të përgjigjet Shaqir Fetai për vitin e kaluar dhe ish-reisi dhe tërë anëtarët e Rijasetit për vitet e mëparshme, sepse, ky konstatim i “shërbimeve profesionale” të Shaqir Fetait paraqet një skandal, një veprim antihuman me përmasa të krimit ndaj njerëzimit!

Nëse nuk e dokumentojnë këtë tmerr këta të BFI-së së Shaqir Fetait dhe, nëse nuk është e vëtetë kjo se “sivjet për herë të parë inspektohet mishi i kurbanëve”, atëherë, me plotë të drejtë H. Sulejman ef. Rexhepi duhet të ngrisë padi për shpifje dhe për nxitje të urrejtjes fetare! Ky duhet të jetë edhe obligim moral e njerëzor i efendi Rexhepit, sepse, duhet t’i rehatojë të gjithë myslimanët e vendit, duke i bindur se, për këto tre decenie, që kur BFI-ja ndanë me të madhe mish kurbani, gjithnjë ka qenë i kontrolluar dhe i lejuar për konsumim nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore.

Nuk mundet që çdo gjë islame në këtë nënqiell të jetë “për herë të parë”, dhe t’i përshkruhet si meritë shtetit të Shaqir Fetait. Shaqir Fetai me rrena ia ka mësyer “xhenetit”, por vështirë se do të arrijë deri në sterrnishtat e para të Çegranit!

Leave a Reply