Shaqir Fetai shpend grabitqar mitik

(Shqetësime si refleks i natyrshëm pasi të degjohet intervista demagogjike e plotë rrena e Shaqir Fetait, dhënë televizionit lokal “KOHA”)

Nga Besart Asipi

Edhe një “monolog vaginal” i Shaqir Fetait, në një televizion lokal (Tv Koha), në të cilën ky far “reisi i falsifikuar” mundohet te na shesë bole për veshkë. Si asnjë herë më parë Shaqir Fetai ishte pak snob, pak demagog, pak rrenc, pak matrapaz, pak “i sinqertë”, pak “engjëll”, pak djallë. Gjithçka nga pak por aspak njeri, ashtu siç dëshiron dhe porositë i Madhi Zot.
Shaqir Fetai edhe kësaj radhe merr mundin për ta mbrojtur “administratën” e vet që e paska bërë. Edhe ata që na qenkan hoxhallarë të mirë në fakt janë munafikë me vetë faktin që pranojnë të punojnë me Shaqir Fetain, alias OREO, dhe me të zgjedhurit e tij që njihen si munafikë, hajna, kurvarë, zinaxhinjë, pederastë në shpirt, spiunë, bashkëpunëtorë të UDB-së e me nofka policore “Orao”, “Cigo”, “Humanitarac”, “Osa”, “Orient” etj. Dikund lexova një fakt të tmerrshëm: “Kurrë në historinë e vet BFI-ja nuk ka pasur spiunë më shumë se sot”. Shaqir Fetai tashmë BFI-në e ka shndërruar në filiale të UDB-së.
Duke shpresuar në fuqinë e kësaj strukture, duke besuar në frikën patologjike gjenetike që e kanë myslimanët e këtij nënqielli nga kjo strukturë policore, Shaqir Fetai është i bindur se besimtarët do t’i nënshtrohen kësaj frike dhe me urdhër policor të gjithë do të kontribuojnë financiarisht për ta nxjerrë nga kriza financiare dhe për ta “stabilizuar financiarisht BFI-në”!
Shaqir Fetai pikërisht në këtë strukturë mendon kur thotë se tashmë në BFI ndjehet “një frymë e re”! Fryma e re me të degjeneruar! Këta do t’ia kthejnë besimin myslimanëve të vendit për BFI-në. Fryma e re do të ndjehej kur të gjithë ata që i shërbyen Sulejman Rexhepit do të iknin dhe në vend të tyre do të vinte një strukturë e devotshme e cila do të duhet të punojë me përpikshmëri e devotshmëri të paktën nja 30 vite që të arrinin ta rikthejnë besueshmërinë e xhematit në nivel të viteve 1985-2015. Shaqir Fetai është i njohur si një prej mynafikëve dhe demagogëve më të rrezikshëm që, si dorë e djathtë, mbi 3 dekada i shërbeu Sulejman Rexhepit deri në lavirizëm shpirtëror.
Në këtë intervistë Sulejman Rexhepi na del menaxhues i mirë. Në veprat e mira dhe të hajrit të Sulejman Rexhepit, Shaqir Fetait ia ka ënda ta përfshijë edhe veten, duke e përdorur shumësin e vetës së tretë: “në kohën e paraardhësit tonë “kemi” arritur suksese të mëdha, “kemi” bërë punë madhore, “ne” themeluam medrese, FSHI etj. Nuk është e qartë akoma se pse Shaqir Fetait i parapëlqen që ta theksojë aq shume gënjeshtrën “ne kemi pese medrese”, apo shpreson se një ditë kjo gënjeshtër do t’i shpaguhet duke marrur para nga qeveria për “pese medrese”! Shaqir Fetai duhet të jetë i saktë, nuk guxon të manipulojë e të shpenzojë në emër të 5 medreseve, sepse është vetëm një e vërtetë: në Maqedoninë e Veriut funksionon vetëm një, Medreseja “Isa Beu” e dispersuar në pese qendra të vendit.
Sa herë që Shaqir Fetai pyetet se a ka pasur dore politika në zgjedhjen e tij, nis e belbëzon si i hutuar, për t’i ardhur goja kur fletë për oqeanet e pashterrshme! Pse Shaqir Fetai ka kaq shumë nevojë për një pyetje të tillë tashme e konsumuar deri ne pakuptimësi? Pse ka nevojë t’i përgjigjet Shaqir Fetai një pyetje të tillë e cila gjithnjë e nxjerr rrencak duke e lënë si mutin në shi!
Vetëm politika, vetëm strukturat intelegjente, vetëm marrëveshjet partiake do të kishin fuqinë e tubimit të bashkëpunëtorëve dhe vasalëve të vetë, brenda natës. Shaqir Fetai me bashkëvasalët e vet kurrë nuk e këshilluan Sulejman Rexhepin, ashtu siç urdhërojne ajetet kuranore që me aq lezet i thekson Shaqir Fetai nëpër intervista, pse nuk e udhëzuan kah e mbara, pse kurre nuk e luten Zotin për të, pse refuzuan pese vite thirrje për reforma në BFI duke e madhëruar Sulejman Rexhepin dhe punën e tij, pse 9 dite më parë pesë musketirët e shërbimeve intelegjente kishin dhëne deklarata fantastike për personalitetin e Sulejman Rexhepit gjatë përgatitjes së një dokumentari, dy ditë para se ta eliminojnë me puç e falën bashkarisht Bajramin e Ramazanit! Si ndodhi që brenda dy netëve të ndërgjegjësohen aq shume dhe aq masivisht sa, brenda mengjesit, “krejt spontanisht” u mblodhën dhe e shkarkuan Sulejman Rexhepin, duke falsifikuar vula e anëtarë rijaseti. Kush do ta arrinte këtë “sukses”, kush do ta kishte guximin për një falsifikim të tillë, pa përkrahje politike si dhe të pushtetit, duke i shkelur te gjitha aktet normative të Institucionit. A thua çka do të kishte ndodhur në Austri, në Gjermani, në Francë, në Angli, në “shtetet e demokracionit” të Shaqir Fetait,  po të shkileshin në mënyre kaq flagrante aktet normative të një Institucioni, qoftë ky i nivelit të një ojq-je. Më e pakta do të përfundonin në burg për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe detyrës. Atë çka ka bërë Shaqir Fetai në një shtet normal do të duhej të kalbej në burg.
Kur pyetet Shaqir Fetai se cili është programi i tij, strategjia e tij, qëllimi dhe synimet e tij, ai fillon e eksaltohet duke interpretuar ajete kuranore, të cilat i harroi deri sa i shërbente verbërisht Sulejman Rexhepit, i cili, dorën në zemër, gjithnjë e ka trajtur si nië ndër hafizët më të mire të vendit. Fatkeqësisht, sot vetë Shaqir Fetai po e nëpërkëmbë këtë vlerësim duke dëshmuar se hafizllëkun e paska pasur vetëm si kamuflazhë të hedhur mbi djallëzitë e tij që për momentin po manifestohen vetëm si rrena bajate. Shaqir Fetai nuk mund ta arrijë faljen e të Madhit Zot duke u perpjekur që përmes rrenave të bëjë ndonjë veper të mirë dhe të arrijë ta shlyej ndonjë mëkat të pafalshëm deri sa ka qenë ORAO-Shqiponja. Ky shpend trajtohet gati si i pavdekshëm, në momentin e ngordhjes së saj, ajo merr fuqi dhe sërish hidhet në veprimtarinë e vet prej Shqiponje. Prandaj, jo rastësisht e pagëzuan me ORAO-Shqiponja, kanë mundur ta pagëzojnë si të tjerët me “Hafuz”, “Sheriat”, “Vezir” etj. Por, jo, ky në një moment duhej të ringjallej! Ja ku e kemi, me të gjitha karakteristikat e egra të një shpendi grabitqar. Zoti e marroftë, siç po e marron përditë e nga pak.

Leave a Reply