Shaqir Fetai si “institucion” i talljes

Me paratë e grumbulluar nga pagesa e kurbanëve që nuk janë therrur asnjëherë, Shaqir Fetai duhet t’i qerasë me çaj e kafe, me llokuma e me lëngje, me dreka nëpër restorante më të shtrenjta të vendit, të gjithë ata që vijnë me ia shprehur urimet dhe përshëndetjet për caktimin e tij si “reis” nga pushteti aktual maqedonas

Hoxha i nderuar i Matejçit, Enver ef. Azizi, paska shtruar një pyetje publike duke i pyetur strukturat përkatëse të BFI-së se, pse, edhe pas tridhjetë viteve, Medresja “Isa Beu” edhe më tej mbetet e paakredituar. Do me thënë, kritikohet shteti e pushteti se, si ka mundësi që mos ta pranojnë Medresenë si shkollë të mesme shtetërore po, e lënë si të pavarur me diploma të papranueshme për fakultetet e ndryshme të universiteteve të shumta që i kemi.

Vërtet pyetje me vend. Vërtet vërejtje me vend për Institucionin e BFI-së. Megjithatë, duket si pyetje e thatë, si pyetje që shpalosë vetëm një të vërtetë, ndërkohë që ky problem ka edhe anën tjetër të të vërtetës.

Akreditimi i Medresesë do të thotë ikje e Shaqir Fetait nga BFI-ja

Pse shteti dhe pushteti nuk e pranon Medresenë Isa Beu ndërsa pranon, insiston dhe këmbëngulë që të përzihet dhe ta pushtojë Kryesinë e Bashkësisë Fetare Islame. Nuk e do Medesenë por e do të parin e BFI-së, e do parinë e këtij Institucioni! Nuk t’i pranon diplomat e Medresesë por t’i pranonë veprimet konspirative të të parit të BFI-së! Nuk ta akrediton Medresenë por ta regjistron në daç si “ushtrues detyre reis” (post ky që nuk ekziston dhe nuk parashihet me Kushtetutën e BFI-së) në daç ta regjistron “reis apo kryetar” personin ilegjitim, të pa denjë për këtë post dhe që i shkel të gjitha aktet normative të BFI-së, duke e lënë Institucionin pa dinjitet e pa integritet!

Me instalimin e të parit të vetë pushtetit në krye të BFI-së ta amortizon luftën e pushtetit për të mos e njohur Medesenë dhe për të lënë një “ushtri” të tërë nxënësish (sidomos të gjinisë femërore) në gjysëm të rrugës së shkollimit.

I pari i pushtetit i instaluar në BFI kurrë nuk do ta kërkojë akreditimin e Medresesë, sepse akreditim nuk do të thotë vetëm pranim të diplomav, por edhe menaxhim, përkujdesje dhe detyrime shtetërore ndaj kësaj vatre mësimore fetare. Ta imponon programin shkollor, por edhe t’i kontrollon burimet njerëzore, ta cakton numrin e profesorëve dhe pagat e tyre. Atëherë, ç’kuptim do të kishte propaganda grabitçare “jepni fitra, jepni zeqat, therrni kurbana dhe falne lëkurën e kurbanave për mirëmbajtjen e Medresesë)? Në fakt, duhet t’u merret Medresja, sepse kjo vatër mësimore tash e sa kohë hajdutëve po u shërbenë si karrem për të ardhur deri te paratë e popullatës së myslimanëve dhe për t’i vjedhur për vete. Kërkohen kurbanë për Medrese, ndërsa asnjë medresant nuk e ka hëngër për këto dy vite një gram të mishit të kurbanëve! Apo, paratë e grumbulluar nga pagesa e kurbanëve që nuk janë therrur, Shaqir Fetai duhet t’i qerasë me çaj e kafe, me llokuma e me lëngje, me dreka nëpër restorante më të shtrenjta të vendit, të gjithë ata që vijnë me ia shprehur urimet dhe përshëndetje për caktimin e tij si “reis” nga pushteti aktual maqedonas.

Dhimbja e shtirur e Shaqir Fetait

Paska vdekur hoxha i mirënjohur i fshatit Orizare H. Mahir ef. Jashari. Allahu e shpërbleftë me të gjitha të mirat e Veta, kurse familjes ia shtoftë sabrin! Të gjithë miqtë, dashamirët dhe shokët e tij ishin në varrim, e nderuan ia kënduan fatihanë e fundit dhe u ndanë prej tij me kujtimet më të ëmbla, si pjesëtarë të famijes, si miq, si shokë. Kurse, “reisi” që kënaqet kur të vdesin të njohurit e tij, sepse ka mundësinë ta shpreh ndonjë ngushëllim e ta mbajë ndonjë fjalim havadyz, në këtë ceremoni varrimi mungoi, nuk i erdhi, por, u mjaftua me një “letër ngushëllimi”, në të cilën ky farë “reisi”, veç të tjerash, shkruan: “Me dhimbje mësuam për ndarjen e hoxhës së mirënjohur, mikut tim, H. Mahir ef. Jashari, imam në fshatin Orizare komunës së Likovës, nga jeta e kësaj bote. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame me të gjitha institucionet dhe organet e saj…”

Me çfarë guximi i jep vetes të drejtë Shaqir Fetai që të tallet me një hoxhë të ndershëm! Si nuk i vie turp faqeziut që të shpreh ngushëllime në emër të diçkafit që nuk ekziston, që e shkatërroi vetë! Si guxon merhumit t’i thotë “miku im”, i cili është trishtuar deri në palcë kur ka mësuar se “miku i tij”, S. F., paska qenë nxënës i oficerit të UDB-së, Dragoviqit.

Shaqir Fetai e shkatërroi BFI-në, e ka degarduar deri në palcë me shkeljen e mbi gjysmës së nenev të Kushtetutës së kësaj BFI-je, me mohimin, shuarjen dhe me talljen e organeve të saj; si guxon që në emër të diçkaje inegzistente ta ngushëllojë dikë? I pafytyri e bën edhe këtë gjest, e kryen edhe këtë veprim, sepse nuk ka asnjë gram dhimbje, asnjë gram trishtim, asnjë gram gjynah e respekt ndaj parimeve islame. 

Shaqir Feta është mjeshtër në shtirjen e tij, fundja, ai e ka manipuluar një doganë të tërë të Turqisë, duke e ngrehur këmbën zhag “astah, astah” vetëm e vetëm që mos të presë në rend! Manipulator i skasjëshm! Ai ka fytyrë që mbarë opinionin e vendit ta manipulojë duke ju thënë se është “reis”! Myslimanët, sidomos jo ata shqiptarë myslimanë, kurrë nuk kanë pranuar që i njëjti person të jetë edhe “reis” (udhëheqës) i tyre edhe udbash! Të tillëve ua kanë tëkërlitur shallin si rrotë karroce për plehëra.

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI

Leave a Reply