Shaqir Fetait nuk i intereson BFI-ja por, vetëvetja

Opinioni i gjërë tashmë i di të gjitha emrat e “teologëve” të Shaqir Fetait, të cilët vjedhin, shajnë, tradhëtojnë, janë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, që janë të pamoralshëm, që punojnë kundër Kushtetutës së BFI-së e kundër urdhërave të Kuranit të Madhërishëm, që janë sahanëlëpirës, puthadorë e servilë, që ia urojnë “reisllëkun” Shaqir Fetait në çdo minut, edhe pse që të gjithë e dinë se ai është instalacion i pushtetit maqedonas në BFI

Shkruan Jasir Jashari

Nëpër shumë xhami të vendit tonë, zhvillojnë aktivitete të hoxhës apo imamit, edhe persona që nuk mund ta dëshmojnë profesionin e tyre me ndonjë diplomë adekuate, por që këtë aktivitet e kanë përvojë, madje që e kryejnë me nder e me devotshmëri.
Natyrisht, ky aktivitet është si rrjedhojë e nevojës së xhematit i cili nuk mund të gjejë, apo nuk është në gjendje që ta paguajë një imam të pajisur me shkollim adekuat dhe me diplomë apo çertifikatë, me licencë apo dekret. Caktojnë një person që ua falë qartë dhe drejtë të gjitha namazet, një peson që është i aftë të jetë në rolin e imamit.
Por jo gjithkund dhe jo përgjithku veprohet kështu. Nëse personat e tillë nuk janë servilë të “bandës” së BFI-së, sakaq do të kenë alibinë për ta larguar një person të tillë. Nuk u intereson xhemati, nuk u intereson namazi, as kryerjet e aktiviteteve të tjera të një hoxhe, atyre u intereson që ta ndëshkojnë të padëgjueshmin dhe kundërshtarin e tyre, i cili, publikisht shpreh pakënaqësinë e vet ndaj të gjitha veprimeve antiislame, antimyslimane dhe antiteologjike! Ndëshkohet një “pseudoteolog” sepse nuk pajtohet me veprimet antiislame të “teologëve” të Shaqir Fetait!
Vetëm në administratën aktuale dhe në disa “organe” të BFI-së së Shaqir Fetait aktualisht janë dhjetra persona me “arsimim të sakatosur”, me diploma false, që janë të gatshëm më shumë t’ju shërbejnë shërbimeve sekrete se sa xhemateve, persona që nuk kanë fytyrë të dalin para xhematit, hajna, antihumanistë, antiislamistë, horexhinjë, zinaxhinjë, bixhozxhinjë, keqpërdorues të fitrit, të zeqatit, dalleverxhinjë, hipokritë të organizimit të haxhit, të zhvillimit të jetës fetare, sahanëlëpirës që drejtojnë institucione arsimore, të pashpirtë, të pasinqertë!
Tërë ky kontigjent i këtij soji të mbrapshtë lejohet që të funksionojë, lejohet që të prezantojë myslimanët e vendit shumë të devotshëm, lejohet të flasin në emër të komunitetit mysliman, edhe pse janë turpi i vetë islamit!
Ndërsa, një i respektuar nga xhemati, një i përzgjedhur për t’ju prirë në aktivitete fetare nga xhemati, një i respektuar e i nderuar sikurse një teolog i mirëfilltë, por që nuk ka as diplomë, as licencë, as dekret por ka gatishmëri e vullnet të shenjtë për t’i shërbyer bashkëqytetarëve të vet, pra, ky person dëbohet, vetëm pse i lakurqëson “pseudoteologët” e BFI-së së Shaqir Fetait, vetëm pse me reagimet e veta nuk pranon që të bëhet bashkëpunëtorë i “kolegjit asntiislamistë” që gojën e kanë plot islam!
Opinioni i gjërë tashmë i di të gjitha emrat e “teologëve” të Shaqir Fetait, të cilët vjedhin, shajnë, tradhëtojnë, janë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, që janë kockarë…, që punojnë kundër Kushtetutës së BFI-së e kundër urdhërave të Kuranit të Madhërishëm, që janë sahanëlëpirës, puthadorë e servilë, që ia urojnë “reisllëkun” Shaqir Fetait në çdo minut, edhe pse që të gjithë e dinë se ai është instalacion i pushtetit maqedonas në BFI!
Opinioni i gjërë i di të gjithë këta persona, sepse janë lakuriqësuar me dhjetra herë, me emër e mbiemër, i di të gjithë ata që janë me diploma false, pa shkolla e pa fakultete, me “çretifikata” arsimore të siguruara nga njeri që i dihet emri dhe adresa!
Po të njëjtit akoma janë në krye, janë krahu i djathtë e i majtë i Shaqir Fetait, janë “drejtues” të organeve e të institucioneve të BFI-së. Të tillët i duhen Shaqir Fetait, sepse i mbanë më lehtë në grusht dhe, e ka më të lehtë që t’i kontrollojë!
Të tjerët që nuk janë të heshtur karshi veprimeve antiislame të Shaqir Fetait, ata dëbohen nga xhamitë dhe nga instiitucionet e BFI-së, ndonëse mund të jenë shumë të dashur për xhematin. Shaqir Fetait nuk i intereson xhemati, por vetëvetja! Në të kundërtën, do t’i pastronte të gjitha organet, institucionet, do ta pastronte vetëveten nga të gjithë kjo “ushtri e shejtanit” dhe do ta drejtonte BFI-në me njerëz të pastër, të devotshëm e me integritet të lartë. Tani, këtu është vetëm një problem: a do të pranonin këta persona me integritet të lartë që të bashkëpunonin me Shaqir Fetain, i cili, nuk dallon as sa qimja e kokës prej bashkëpunëtorëve të vet të nënvizuar më sipër!
Prandaj, është konstatim i përgjithshëm që po qarkullon ndër myslimanët e vendit: Shaqi Fetait nuk i intereson BFI-ja, atij i intereson vetëvetja! Sa më shumë që ai interesohet për vetëveten, aq më tëpër të tjerët interesohen për Shaqir Fetain e vërtetë dhe, jo rastësisht e gjejnë nëpër dokumenta të ndryshëm që mund t’i publikohen edhe në format libri! Shumë keq për Shaqir Fetain dhe për myslimanët e vendit!

Leave a Reply