Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj Rusëve këtë javë, të cilat janë të lidhura me helmimin e opozitës Alexei Navalny.
Një raport i Reuters thotë se tre burime e konfirmuan këtë informacion sot, por ata refuzuan të identifikojnë se për cilët shtetas rusë bëhej fjalë.
Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi njoftimin e futjes së sanksioneve dhe një ekspert i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut vlerësoi sot se ish-Presidenti i SHBA Donald Trump është përgjegjës sepse ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar rusët që janë përgjegjës për përpjekjen për të likuiduar Alexei Navalny.
Presidenti i SHBA Joseph Biden vlerësoi muajin e kaluar se arrestimi i Navalny pas kthimit nga trajtimi në Gjermani ishte “i motivuar politikisht” dhe kërkoi që ai të lihej i lirë.
Biden bëri thirrje gjithashtu për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe njoftoi se Uashingtoni nuk do të “kthente kokën” pas veprimeve agresive të kryera nga Kremlini.