Shejtani gurëzohet, nuk dëgjohet

Shaqir Fetai, udbashçiqi që po vdes për t’u rritur e për t’u bërë tamam udbash, paska marrur rrugë për në Bazel të Zvicrës! Edhe atë me ftesë të një farë kurrkush hiqit! Do të mbajë ligjerata Shaqir Fetai! Udbashi, bilmezi, abdalli e hiporiti u bë për ligjeratë?!

Nga Sami Veliu

Bazeli, një prej vendeve ku më së shumti strehoheshin veprimtarët shqiptarë, me kohë ka qenë në fokusin e UDB-së! Në emigracionin tonë shkonin e vinin shqiptarë që ishin marioneta të shërbimeve policore serbe. Shqiptarët e emigracionit, sidomos ata që vinin nga Zvicra, jo rallë kanë qenë “mysafirë” me zor nëpër zyret e UDB-së, në biseda informative, por edhe në të shumtën e rasteve kanë qenë të vizituar nga udbashët të cilët, nën petkun e patriotizmit të kamufluar vilnin informacione në llogari të UDB-së! Ka shumë shqiptarë që i përkujtojnë vizitat nëpër oda të Shaqir Fetait dhe temat e bisedave spiuneske sa herë që ktheheshin mërgimtarët në atdheun e tyre! Këta mërgimtarë fare lehtë i lidhin bisedat me Shaqir Fetain por edhe pastaj “bisedat informative” nëpër zyret policore!
Nuk ka shqipar në botë që nuk e di se kush paska qenë Shaqir Fetai; nuk ka shqiptarë në botë që nuk e dinë se ai dikur paska qenë nxënës i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit, te i cili ka marrur detyra dhe ka raportuar nën pseudonimin policor ORAO, duke mjeruar me dhjetra shqiptarë nacionalistë e patriotë!
Tani këtë spiun dikush e thirrë në qendër të Bazelit që të mbajë ligjeratë?! Po kush është ai që ia jep fjalën një eski-udbashi?
Pse nuk thuhet se Shaqir Fetai me rastin e pesëvjetorit të ndërtimit të xhamisë do t’i drejtohet xhematit të kësaj xhamie me një vaz! Pse ligjeratë? Sepse, me termin “vaz” Shaqir Fetai “degradohet” në hoxhë klasik, ndërsa me termin “ligjeratë” ai ngritet në nivelin e akademikëve që ftohen nëpër botë për te mbajtur ligjerata profesionale para komuniteteve elitare! Shaqir Fetai turpërohet të ndjehet hoxhe, ia do qejfi që injorantin ta rajtojnë si “intelektual i lartë”!
Pse Shaqir Fetai e kurdis një “ligjeratë” në Bazel? Janë dy motivet e tij të xhindosur: 1) t’ua bëjë me dije patriotëve të devotshëm të Zvicrës se UDB-në gjithmonë do ta kenë në qafë, gjithmonë sa të rrojnë Shaqir Fetaha e pisa të tillë dhe, 2) për të demonstruar fuqinë e UDB-së, për t’ua bërë me dije shqiptarëve se, UDB-ja nuk ka vdekur, ajo nuk trembet, ajo gjenë forma për të qenë në mesin e shqiptarëve përherë!
Të dëgjosh kah të pallamudë Shaqir Fetai me “ligjeratat” e tij përplotë hipokrizi është ngjashëm si t’i bëshë sexhde shejtanit. Shejtani gurëzohet, nuk dëgjohet! Ta ftoshë Shaqir udbashin në mes të emigracionit më patriotik shqiptar është përpjekje për t’ia thyer krenarinë dhe dinjitetin kësaj mërgate! Të hapen sy e veshë para Shaqir Fetait ky është një testim klasik e shumë i poshtër për të dëshmuar nëse është akoma gjallë emigracioni pariotik shqiptar apo “kanë vdekur” që të gjithë!

Leave a Reply