“Shërbimet profesionale” të Shaqir Fetait ofendojnë Medhhebin Hanefi

Është mirë kur BFI-ja i përmirëson gabimet e veta profesionale fill pas reagimit të LËVIZJES MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI.

Këto ditë “shërbimet profesionale” të Shaqir Fetait kishin informuar opinionin e gjërë se si diplomatit turk i paskan rrëfyer se në mesin e myslimanëve të RMV-së praktikohet “sekti Hanefi”!
Ka reaguar menjëherë Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI duke ua tërhequr vërejtjen se Shkolla Juridike Hanefi nuk ështe sekt por medhheb. Sakaq “sherbimet profesionale” të Shaqir Fetait e kanë përmirësuar këtë gabim trashanik në facebook-un e BFI-së.
Megjithatë Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI i URDHËRON “shërbimet profesionale” të Shaqir Fetait që këtë gabim të qëllimshëm masonerik sa më parë ta përmirësojnë edhe në web faqen zyrtare të BFI-së së Shaqir Fetait, sepse kjo i poshtëron, i nënçmon dhe i ofendon të gjithë myslimanët e vendit por edhe të mbarë botës që i përkasin medhhebit Hanefi.

Leave a Reply