Turizmi mbetet dega kryesore e ekonomisë në vend, por investimet dhe infrastruktura që po krijohet për ankorimin e jahteve si dhe lehtësitë fiskale që aplikohen janë një mundësi më shumë për të forcuar rolin turistik të Shqipërisë në të ardhmen e afërt.
Portali i njohur “Superyachtnews” që fokusohet tek infrastruktura portuale e jahteve i ka kushtuar një vëmendje të veçantë investimeve që po kryhen në këtë drejtim në vendin tonë.
Ai i referohet projektit të madh të grupit Emar nga Dubai, i cili do të investojë 2 mld dollar në portin e Durrësit, duke e cilësuar si një zhvillim domethënës, i cili edhe pse u prit me skepticizëm tashmë po nis të konkretizohet si pjesë e planit “Shqipëria 2030”.
Portali ka zhvilluar një intervistë edhe me ministren e infrastrukturës Belinda Balluku, sipas të cilës Shqipëria tashmë po njeh rëndësinë e zhvillimit afatgjatë të sektori detar. Sipas Ballukut qeveria ka planifikuar zhvendosjen e porteve nga zonat urbane për t’i hapur rrugën ndërtimit të marinave që ofrojnë një vlerë të shtuar në sektorin turistik në Shqipëri dhe rajon.
“Megjithëse sektori i superjahteve nuk është ende në kulmin e tij, qeveria është angazhuar plotësisht në sigurimin e hapave të nevojshëm rregullues dhe stimujve financiarë në mënyrë që ta bëjë atë një sektor me rritje të shpejtë; prandaj ne besojmë se do të prekë të gjitha aspektet e ekonomisë së Rivierës Shqiptare –është shprehur Balluku.
Duke ju referuar shifrave numri i superjahteve që kanë vizituar bregdetin shqiptarë ka njohur rritje nga viti ne vit, ndërsa rënia erdhi në vitin 2020 e ndikuar nga pandemia.
Plani i infrastrukturës parashikon ndërtimin e katër marinave, dy prej tyre janë Durrës Woterfront dhe Marina Vlorë ku parashikohet të ankorohen 130 superjahte nga 30 ne 200 metra.
E ndersa Bregdeti i Durrësit dhe Marina Vlorë mbeten dy zhvillimet më domethënëse, Bjordi Gogo, drejtor menaxhues i Shqipërisë në Acquera Yachting, thotë se planet e zgjerimit janë përgjatë gjithë bregdetit shqiptarë, konkretisht me Portin e Shëngjinit të planifikuar për tu shndërruan në një marinë të madhe, dhe së fundi, Porti i Limionit në Sarandë i cili tashmë ka nisur nga puna për konkretizimin e këtj projekti. Të dy këto investime do të rrisin më tej kapacitet për të ankuar sa më shumë superjahtë në vijën tonë bregdetare duke e kthyer Shqipërinë një destinacion turistik elitarë.