Shqipëria, fitore me vuajtje kundër Andorës, rekord pikësh në kualifikuese

Në ndeshjen e fundit kualifikuese për në botërorin e ”Katar 2022”, kombëtarja shqiptare e futbollit regjistroi një fitore mes vuajtjesh, edhe pse përballë kishte një kundërshtar modest si Andora.

Kuqezinjtë fituan minimalisht në “Air Albania” me një lojë që la shumë per te deshiruar. Mungesa e disa prej lojtarëve të rëndësishëm, si dhe stadiumi i boshatisur nga tifozeria u ndjene jo pak ne ritimin e lojes, ku rastet nga te dyja skuadrat ishin me pikatore.

Një mundesi të mire kishte Odise Roshi ne fundin e pjeses se pare, kur pas nje harkimi ne zone nga Hoxhallari, shtylla ndali gjithcka.

Në pjesën e dytë, skuadra e Rejes u mundua të reagonte disi, edhe pse goli erdhi ne minuten e 73. Pas nje faulli ne zone, gjyqytari drejtoi gishtin nga pika e bardhe e 11 metershit me Endri Cekicin që nuk fali dhe tundi rrjeten e Andores.

Nje gol qe i dha triumfin kombëtares shqiptare qe si asnjehere me pare grumbullon 18 pike ne nje kompeticion te ketij niveli dhe e mbyll e treta ne grupin I. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, kryesuesja e grupit, Anglia shkatërroi 10-0 San Marinon, ndërsa Hungaria triumfoi 2-1 perballe Polonisë që e kishte siguruar vendin e dytë një ndeshje me parë.

Leave a Reply