Kevin Qerimi dhe Erjon Tola japin rezultat në garën e slalomit
16-vjeçari Kevin Qerimi dhe Erjon Tola janë dy finalistët e Shqipërisë në garën e slalomit në Botërorin që po mbahet në Itali.
Qerimi u rendit i 18, ndërsa Tola i 23 në provat kualifikuese. Dy Skiatorët kuqezi do të zbresin në pistë në finalen që do të mbahet të dielën.
Një arritje e madhe e këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Debutoi në botëror edhe 16-vjeçarja Kiara Di Kamilo, e cila përmbylli e 48 zbritjen e parë.