Me gjasë, Shaqir Fetai vazhdon të vuaj nga “jugo-nostalgjia”! Shumë takime me delagacione nga Bosnja dhe, së fundmi, edhe vetë prezenca e tij në Bosnjë! E ka këtë sindrom apo e ka kompleksin e “ORAO”! Nostalgjinë mund ta zbusë me një vzitë, dosjen policore nuk mund ta zhdukë sikur edhe të shpërngulet përjetë në Sarajevë. Kot e ka
Shaqir Fetai na paska shkuar në Sarajevë për ta nënshkruar një memorandum me përfaqësues të RABITA-s për “Shportën e Ramazanit”! Në mes të Muajit të Agjërimit nënshkruan një aktivitet që mund të realizohet në agjërimin e ardhshëm! Shëndosh vitin tjetër! A nuk është kjo një sjellje sa ironike aq edhe më shumë cinike me myslimanët e vendit! Paska nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi! Sot do ta vizituaka edhe Fakultetin e Shkencave Islame. Madje do të takohet edhe me ndonjë përfaqësues nga ky Fakultet apo edhe nga Rijaseti i Bosnjës!
Dhe, të gjithë këto aktivitete, a e zgjidhin problemin e BFI-së?
A e tejkalojnë atë sëmundje të Shaqir Fetait për ta shkelur Kushtetutën e BFI-së në çdo orë?
A i rregullon marëdhëniet ndërnjerëzore katastrofale (madje buzë kacafytjeve fizike) në BFI?
A zgjidh ndonjë situatë financiare?
A e shton vakëfin?
A e rritë rolin dhe peshën e BFI-së si dikur që e kishte në qarqe ndërkombëtare?
Jo, sepse, Shaqr Fetai nuk e ka këtë hall! Shaqir Fetai akoma nuk e ka vizituar Universitetin e Bedrit në Shqipëri, as Fakultetin e shkencave islame në Kosovë. Shaqir Fetain e ka marrë malli të eci korridoreve, labirintheve dhe zyreve ku me lezetin e vet më të madh tek udbashët i ka spiunuar studentët shqiptarë që kanë studiuar në atë Fakultet!
Shaqir Fetai nuk e ka dert BFI-në, nuk i intereson BFI-ja, nuk e përfaqëson askund BFI-në! Shaqir Fetai gjithkund ku prezanton shitet si përfaqësues i Shtetit të Maqedonisë së Veriut! Atij nuk i bën nder të vështrohet si përfaqësues i Institucionit të BFI-së! Ai mendon se është burrështetas, se është diçka si Talat Xhaferri, ndonjë kryetar parlamenti, apo, si Artan Grubi, ndonjë ministër apo deputet. Ai nuk e prezanton BFI-në! Këtë katërcipërisht na e qartësojnë fotgrafitë në të cilat ai del si gjeldet, i fryrë si manjak.
Kushtetuta e Bashkësisë Fetare Isame, Neni 4, thotë: “BFI ka flamurin dhe emblemën e vet. Flamuri i BFI-së ka ngjyrën e gjelbër, gjysmëhënën e bardhë dhe yllin pesërrembësh me ngjyrë të bardhë i vendosur në mes të gjysmëhënës së hapur e kthyer nga shtiza, në formë horizontale.”
Pra, nëse Shaqir Fetait i duhet në tavolin flamur, ai duhet të jetë Flamuri i BFI-së, sepse ai këtë e përfaqeson. Përfaqesuesi i RABITAS në tavolinë, në anën e vet, e kishte të vënë Flamurin e Rabitas dhe jo, as atë të Bosnjës dhe as atë të Arabisë Saudite. Po Shaqir Fetat ç’i duhet Flamuri i Shtetit të Maqedonisë së Veriut në tavolinë! Çka dhe kë e përfaqëson Shaqir Fetai? Në cilat axhenda është i futur Shaqir Fetai? A janë duke e përcjellë ata “faktorë” që e instaluan dhunshëm në krye të BFI-së apo me aq ka përfunduar misioni i tyre antiislamik!
Se nuk i intereson Shaqir Fetait BASHKËSIA FETARE ISLAME dëshmon edhe heshtja e tij, mosreagimi i tij kundër talljes bosnjake me titullin e Institucionit të vetëm fetar islam në Maqedoninë e Veriut. Lëre që nuk reagon dhe nuk kërkon emërtim të saktë të Institucionit por, e bart në faqet zyartare të BFI-së qëndrimin nonshalant, injorues dhe politikisht shumë të dëmshme të palës boshnjke!
Pala boshnjake informon: “Posjeta #muftije hfz. Shaqir-ef.Fetahu, reisa Mešihata #Islamske_zajednice u Republici Sjevernoj Makedoniji, Regionalnom Uredu #Lige_muslimanskog_svijeta u Bosni i Hercegovini…”(Vizita e myftiut hfz. Shaqi ef. Fetai, reis i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, realizuar në Drejtorinë Rajonale të Ligës së botës myslimane në Bosnjë-Hercegovinë)
Ja çfarë mysafiri kanë pritur! Nuk ia njohin as titullin, as Institucionin që përfaqëson Shaqir Fetai! Sjellje e ngjashme si e serbëve kur takohen me ndonjë përfaqësues të Republikës së Kosovës, ndërsa raportojnë se u takuan me një “qytetar nga krahina serbe e Kosovës dhe Metohisë”!
Shqiptari nuk e duron një sjellje, një dezinformim, një injorim të tillë nonshalant, ndërsa Shaqir Fetai e pranon, sepse ndjenë lezet shpirtëror sa herë që diskreditohet!
Shaqir Fetai sot nga drejtues të Fakultetit të shkencave islame në Sarajevë do të kërkojë një vërtetim që do të dëshmojë se “Shaqir Fetai si student ka qenë studenti shqiptar më i mirë, më i dashur, më i dalluar, më i ndershëm, më i moralshëm që me mish e me shpirt i është përkushtuar studimit dhe se nuk ka pasur kurrfarë pune me shërbimet e huaja, aq më pak me ato të UDB-së”! Këtë vërtetim po e kërkon dhe po e pret prej boshnjakëve Shaqir Fetai! Ndërsa pala boshnjake është në një siklet të madh, sepse nuk është ai institucioni që jep vërtetim lustrimi të qytetarëve të botës! Se a ka qenë spiun Shaqir Fetai apo nuk ka qenë, këtë nuk mund ta dinë strukturat aktuale dhe post-jugosllave të Bosnjë-Herecegovinës! Po përcillet nga Bosnjë-Hercegovina se Shaqir Fetai ka ngelur i zhgënjyer dhe, nuk po lëshon fare udhë nga qëndrimi i tij këmbëngulës në sigurimin e një dokumenti/vërtetim të tillë nga Fakulteti ku ka studiuar; po ndjehet i zhgënjyer dhe i hidhëruar! Dhe deri më tani nuk e shprehu as më të voglin zhgënjim dhe hidhrim me arkivat serbë apo me Dragoviqët që ia publikuan një prej faqeve nga dosja e tij policore serbe prej qindra faqeve.(Skandal)