Si të falet vrasja e identitetit kulturor!

Në manifestimin përkujtimor, organizuar me rastin e tridhjetë vjetorit të Ditës së Çlirimit të Vukovarit (18 nëntor 1991), një qytetar i cili kishte përjetuar tërë atë çmenduri që okupatori serb e kishte ushtruar mbi popullatën kroate të këtij qyteti, veç të tjerash do ta citojë disidentin serb, Bogdan Bogdanoviqin: “Ne serbët jemi kriminelë, ne nuk bëjmë krim mbi njeriun, por fatkeqësisht, ne vrasim qytete, fshatra, rrafshojmë gjithçka që nuk i përket identitetit kulturor serb”!
Kjo thënie e disidentit serb mund të argumentohet edhe me tërë ato krime që serbët historikisht i kanë kryer mbi shqiptarët në Kosovë. Serbët kanë djegur e shkatërruar fshatra e krahina të tëra shqiptare, kanë qenë shumë të vëmendshëm që të shkatërrojnë çdo gjurmë që paraqet identitet të atij vendi; kanë djegur kulla e kanë shkatërruar varreza, jo nga ndonjë nekrofili, por thjesht, sepse ky është gjeni i tyre, luftë për të grabitur të huajën, duke shkatërruar çdo gjë që atë gjënë e huaj nuk do ta paraqiste si pronë serbe!
Sulmet e para sporadike të paramilitarëve dhe ushtrisë serbe në Vukovar, ishin kryer mbi muzeun e qytetit, mbi shtëpinë kulturore, thjesht, mbi institucionet kulturore të boshnjakëve myslimanë që përbënin rreth 48 për qind nga popullata e përgjithshme. Pastaj, paralelisht ka nisur sulmi i organizuar serb: çdo ditë rresht, për 87 ditë shtetrrethim, janë hedhur nga 500-700 granata e gjyle topash serbe mbi spitalin e qytetit dhe po aq gjuajtje nga artileria e rëndë janë hedhur edhe mbi varrezat myslimane. Këtë krim e kanë kryer në emër të ushtarëve të rinj, pa përvojë ushtarake, të papërgatitur për të manovruar me tanke dhe në emër të “sabotazhit serb” që nuk po vrasin myslimanë, por po i zbrazin tanket mbi varreza, “atje ku nuk ka njeri të gjallë”! Strategji perfide kjo e shovinistëve të çartur.
Faktet historike (jo vetëm shqiptare) flasin për të njëjtën strategji serbe të përdorur që kur kanë nisur invazionet e para mbi tokat shqiptare! Jo vetëm katundet, jo vetëm vendbanimet, por mbi të gjitha, të rrafshohen varrezat, të digjen, të shkrumbohen, ndërsa të digjen edhe shqiptarët e vrarë, të mos varrosen askund, të mos ketë askund mbetje mortore që një ditë të varrosen në hapësira të caktuar që do të përbënin “varreza shqiptare”! Nëpër zonat rurale, pasi të jenë vrarë shpirtërorja, gjuha dhe traditat, vetëm kultet e besimit si dhe varrezat, do të ngelin për të dëshmuar për identitetin kulturor të atij vendbanimi dhe të popullatës së saj. Pra, medoemos duhet të ekzekutohet edhe identiteti kulturor!
Në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Çlirimit të Vukovarit, një veteran kroat do të thotë: “Serbët në Vukovar kanë përdhunuar jo vetëm gra, por edhe pleq, që kishin mbetur brenda, i kanë kastruar fëmijët meshkuj, si kafshë janë argëtuar me fëmijët femra! Këto akte shtazarake serbe na kanë dhënë motiv për t’u hakmarrë e për mos t’u vrarë pa u hakmarrë! Por, kur na shkatërronin trashëgiminë kulturore, kjo na vriste, ne aty e përjetonim vdekjen tonë dhe pastaj jetonim si në ëndërr! Me çfarë identiteti kulturor mund të jetë një popull që ia planifikon vrasjen e identitetit kulturor popullit tjetër!”!
Vrasja e identitetit kulturor, por edhe e inteligjencies është mënyra më e lehtë për ta okupuar dhe nënshtruar një popull. Këtë strategji e përdorën edhe rusët kur e ekzekutuan ajkën e inteligjencies ushtarake dhe shkencore të polakëve (mbi 30 mijë persona brenda pak orësh). Këtë strategji e ndoqën serbët kur u futën në zonën e Drenicës, por edhe gjatë “spastrimit etnik” në Qytetin e Prishtinës! Por, neve shqiptarëve, sikur na vije turp ta përkujtojmë masakrën serbe mbi identitetin kulturor shqiptar shekujt të tërë e në krejt Kosovën! /HEJZA/

Leave a Reply