Ish-zv/Drejtorja e Përgjithshme e Doganave është truri i të gjithë skemës së shmangies së akcizës se karburanteve, e cila i kushtoi shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Kjo sipas hetimeve të prokurorisë së fierit të cilat konfirmojnë për Vizion Plus se ish-zyrtarja e doganave ndikoi me postin e saj që në sistemin e magazinave doganore te figuronte sasia e 4.4 milionë litra naftë virxhin, pavarësisht se ajo nuk ishte aty. Sipas organit të akuzës, nëpërmjet urdhrave verbalë, Lula Njebza, ndikoi në shpërdorimin e detyrës së disa prej punonjësve të doganës, të cilët ranë në pranga. Veprimet e saj nisin që me fletë-garancitë e sasisë së naftës për një kompani private që lidhet me administratorin e “Tea Construction e Petrol” Adrian Xhillari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Njebza deklaroi për hetuesit se nuk e njeh Xhillarin, por provat treguan të kundërtën. Ajo kishte komunikim të vazhdueshëm me të, në kohën kur u bë lëvizja fiktive e naftës.Madje në të gjithë regjistrat doganorë, nafta bruto rezultonte se ishte transportuar në Ballsh brenda 6 ditësh nëpërmjet 257 udhëtimeve, çka për hetuesit është e pamundur. Pas verifikimeve, Njebza kërkoi nga njëri prej punonjësve të akcizës të regjistronte garancitë fiskale të kryera në emër të kompanisë. Garancia që duhej lënë për magazinimin e naftës në 5 cisterna është rreth 2 milionë e 470 mijë dollarë, por realisht ishte lënë vetëm një shumë prej 400 mijë dollarësh.Krahas garancive fiktive, dyshohet se e gjithë kjo sasi nafte bruto, jo vetëm që nuk ishte magazinuar në Ballsh për t’u përpunuar, por ajo u hodh për shitje në treg në qindra pika karburantesh. Pavarësisht dëmit prej 2 milionë eurosh të shkaktuar ndaj shtetit, ai përllogaritet të jetë edhe më i madh tek qytetarët, duke dëmtuar automjetet e tyre. Një ditë më parë, Prokuroria e Fierit lëshoi 7 urdhërarreste ndër të cilët për 5. Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie. Ky është rasti i dyte, ku autoritetet shtetërore zbulojnë skandale ne te tilla përmasa ne tregun e karburanteve, pas atij ne vitit 2011, me një vlere prej 3.5 milionë euro përmes rimbursimit te TVSH-se.
Trump njeri i guximshëm”, Putin: NATO e ka humbur arsyen e ekzistencës së saj
Në një intervistë për një media ruse, Presidenti Vladimir Putin u shpreh optimist per rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e…