Skandaloze paraqitja e Shaqir Fetait në Kajro në emër të myslimanëve të RMV-së

Shaqir Fetait nuk i shkoi në mend që në një konferencë përkatëse botërore të kërkojë një fetfa mbi rastin e vet përplotë me intriga, me puç e me komplot. Pse nuk e kërkoi? Sepse të gjithë përfaqësuesit e 85 shteteve nga bota do ta kishin pështyrë në fytyrë dhe do ta dëbonin duke e goditur shqelma b…

Nga Mevludin Haziri, student në Kajro

Moti një herë, ishin nisur për në Turqi ish-Reisul Ulema, H. Suleman ef. Rexhepi dhe Shaqir Fetai. Kur ishin afruar te kalimi i doganës, kishte pasur kolonë të gjatë. Dalin policët turq dhe e tërheqin vetëm H. Sulejman ef. Rexhepin, meqë e kanë pasur emrin e tij si pjesëmarrës në konferencë, ndërkohë që mbrapa ngelë Shaqir Fetai. Ky, për ta arritur reisin e vet, bëhët kinse është i sëmurë dhe, duke e tërhequr këmbën zvarrë dhe duke folur “hasta, hasta”, sakaq kaloi te Reisi. Plotë buzagaz i thotë Reisit: “Haxhi rreis, nganjëherë me rrena hapen edhe dyertë e xhenetit”!
Ky është Shaqir Fetai, ky, i bindur qind për qind se me rrena hapen edhe “dyert e xhenetit”! Prandaj, rrenën e ka aq për zemër, aq shumë ia do shpirti të rrejë e të “fantazojë” sa, thjesht, ndjenë se rritet pas çdo rrene!
Niset për në Kajro duke rrejtur, nga atje paraqitet duke rrejtur dhe, në fund, prezantimin para auditoriumit të gjërë e të çmueshëm e bën përplotë rrena, duke menduar se të gjithë ata janë të një planeti tjetër dhe aspak të rëndësishëm dhe se, i rëndësishëm ngelë vetëm “rreisi” i BFI të RMV-së!
Fjalimi i tij para të pranishëmve ishte për ibret, për turp, ishte një fjalim sa qesharak aq edhe askund i përputhshëm me temën! Kurse lajmëron se, paramendoeni, prej të gjithë pjesëmarrësve ky na paska qenë i përzgjedhur për të mbajtur fjalim! A e kupton fjalën “i përzgjedhur” a jo! Çka mundohet t’i japë vetes peshë e rëndësi kur tërë bota e di se nëpër konferenca nuk ka përzgjedhje, ka vetëm paraqitje me temën, të cilën, paraprakisht e dorëzon vetëm si “abstrakt”, aq sa lejohet të lexohet nëpër të tilla evente.
Fjalimi dhe paraqitja e Shaqir Fetait, pastaj edhe publikimi i fjalimit të tij, ishin përplotë censurë, përplotë rrena, amatorizëm dhe ahmakllëk! Turp të të prezantojë diku Shaqir Fetai, sepse është injorant i cili po e përjeton fazën e tretë të pubertetit me tërë takatin e vet në gojë që nuk bluan asgjë tjetër përveçse rrenave!
Shaqir Fetai duhet të pajtohet me të metën e vet dhe, të kuptojë se, sa herë që e hapë gojën, ai vetëm rrenë, prandaj, duhet t’i angazhojë shërbimet e veta, t’ia përgatisin fjalimet, të dalë vetëm duke e lexuar atë të gatshmen, dhe jo të mundohet të paraqitet “intelektual”, sepse, fatkeqësisht, ai i tëri, me asht e me rrasht, është kokrra e injorantit.
Le ta përcjellim pak fjalimin e Shaqir Fetait, paralelisht, duke e dëgjuar se çka flet dhe çka shkruan në atë që është publikuar si “fjalim” i tij! E turpshme, skandaloze! Shaqir Fetai është aq shumë injorant sa, ai është i bindur se gjuhën arabe në Maqedoninë e Veriut nuk e di askush tjetër përveçse vetëm ai!
Tema boshe është fetfaja në epokën e digjitalizimit, ndërsa ky u mburret të pranishmëve se sa “i madh” që është, se si i ka 700 xhami, mbi 1000 hoxhallarë, me Medrese e me FSHI, ku çdo ditë ndahen fetfatë! A është normal se çka flet ky farë ahmaku! Aq poshtë e ulë peshën e fetfasë, saqë mendon se, çfarëdo që të flitet në xhami dhe nëpër institucione të tjera, gjithçka është fetva!
Shaqir Fetai të lë përshtypjen se fare nuk e ka të qartë definicionin e fetfasë! Jo, ai e ka shumë të qartë por, në ndërdijen e tij rrjedh logjika se, fetfatë islame janë problematike, hapin debate e dilema, prandaj, të vetmet “fetfa” që vlejnë janë vendimet e tij dhe të BFI-së së vet!
Shaqir Fetai është dashur para auditoriumit të gjërë, para asaj kaste prej ajkës së intelegjencies islame, të rrëfente se si u instalua në krye të BFI-së, të tregonte fije për pe, për tradhëtinë e tij të gjatë, për momentin e komplotit, për shkeljen e të gjitha procedurave islame e neromative të BFI-së, deri në manipulimin dhe detyrimin e bashkëpunëtorëve të ish-reisul ulemasë, të pajtohen “unanimisht” (nën shantazhe të ndyta) që të vie në krye të BFI-së! Të tregojë se si këtë avancim karriere e pati të premtuar edhe nga oficerët e UDB-së të cilës i shërbeu familjarisht dhe denjësisht! Dhe, në fund, të kërkonte vendimin e kësaj ulemaje, të kërkonte t’i jepnin një fetfa, me qëllim që të ishte rehat me vetëveten!
Jo, Shaqir Fetai zgjodhi që t’ju tregojë të pranishmëve se sa “i madh” që është, edhe fizikisht edhe mendërisht!
Nisi të lexojë fjalimin e vet në gjuhën arabe. Nisi ta lexojë si një fillestar, me plotë gabime, por që nuk i vërente Shaqir Fetai, sepse ai nuk e njeh, nuk e kupton gjuhën arabe që t’i kapë gabimet e veta prej diletanti! Të pranishmit vetëm e vështronin me një nënqeshje dhe me një habi se si aq lehtë i kishte dhënë vetes të drejtën për t’u tallur me gjuhën e Kuranit, arabishten!
Që në hyrje të fjalisë, Shaqir Fetai vihet në shërbim të politikave shekullore serbe, antishqiptare e antimyslimane! E thekson sintagmën “myslimanët e mbetur” në këto anë! Çka do të thotë me këtë? Do të thotë se myslimanët ishin në ikje, meqë ishin ardhacakë dhe, “nga myslimanët e mbetur këtu”, me vigjilencë është aplikuar Medhhebi Hanefij! Sipas Shaqir Fetait dhe politikave shekullore serbe “myslimanët janë ardhacakë, të mbetur këtu”!!! Kur e bëri ky Shkollën Juridike Hanefite medhheb kur, një kohë të gjatë publikisht ka dëshmuar se ky nuk është medhheb por “sekt”!
Tutje, Shaqir Fetai i shkulë së qeshuri të pranishmit kur ua thot edhe këtë frazë përplot me idiotizma: “Fetvaja si një domosdoshmëri e Islamit daton që nga fillimi i Islamit në këto troje çdo her duke u ambientuar dhe pas parasysh nevojat dhe rrethanat e shoqërive islame në këto vise, sepse ajo është nevojë e patjetërsuar e sajë, në periudhat e ndryshme historike modus i fetvasë ka ndryshuar nga nevoja dhe rrethanat e zhvillimeve shoqërore dhe politike në këto vise.” Sipas kësaj fraze idiotike të Shaqir Fetait, fetfaja ka ndryshur varësisht nga nevojat dhe ambienti i shoqërive myslimane në Ballkan! Do me thënë se, ata që kanë dhënë fetfa, i kanë bishtëruar Kuranit, Sunnetit dhe mendimtarëve kompetente të kohës!? Fetfaja është konstatim që bazohet në Kuran dhe në Sunetin e Pejamberit a.s., pavarësisht kohërave, rrethanave dhe, situatave!
Pastaj, “margaritar” tjetër i turpshëm i Shaqir Fetait është edhe pasusi i dytë i fjalimit të tij përplotë injorancë, e që thotë: “Nëse i referohemi historisë së re nga pavarësimi i Maqedonisë si shtet, kompetenca për të dhënë do të jetë ekskluzivitet i BFI-së që është e rregulluar me Kushtetutën e sajë duke përcaktuar mexhlisin e fetvasë të cilin e përbënin dijetare më të mëdhenj në fushat islame dhe duke angazhuar edhe ekspert të lëmive të ndryshme në rolin e këshilltarëve.”
Në fetfatë e “BFI”-së asnjëherë nuk ka pasur nevojë për ekspertë nga fushat e ndryshme. Kjo rrenë e Shaqir Fetait dëshmon se ai kurrë nuk e ka ndjerë veten si nëpunës i BFI-së po si shërbëtorë i shërbimeve të ndryshme. Le ta tregojënjë Shaqir Fetai vetëm një emër të një shkencëtari nga lëmenjtë e ndryshëm që paska marrur pjesë në dhënien e një fetfaje!
BFI-ja kurrë nuk ka dhënë fetfa, ka sjellë vendime organizative, juridike dhe ka formuar truptha të ndryshëm në format të komisioneve apo këshillave-mexhliseve! Një komision apo këshilll i fundit, i formuar, është dhe ai i periudhës së fundit i ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, Këshilli për fetfa, i përbërë nga tre anëtarë “eminetë” të vendit! Deri më tani ky Këshill i ka dhënë 9 fetfa, edhe ato, kryesisht të bazuar në kapacitetin intelektual të anëtarëve të këtij këshilli! Prandaj, në mesin e myslimanëve të vendit e ke denjësisht të përhapur “na ka thënë hoxha” dhe jo, na ka thënë BFI”! Lidhshmëria e xhematit me islamin ka qenë përmes hoxhës vendor dhe jo përmes institucionve fetare të cilat gjithnjë i ka përceptuar si “shtetërore”, ideologjike etj.!
Ky konstatim e përligj edhe fjalinë pasuese të frazës së tretë të fjalimit të Shaqi Fetait, i cili, mburrjen e ndërton mbi strukturën e gënjeshtrës.
Në pasusin e katër të fjalimit të vet Shaqir Fetai e përgënjeshtron vetëveten, përmes një konstatimi idiotik se, kinse, ndër ne, paskan dhënë fetfa turlifar shoqate të huaja që nuk ka qenë në të mirë të myslimanëve të atyshëm!
Intrigat e shoqatave të huaja, mendimet e mercenarëve të rrezikshëm, propozimet e manipulatorëve, sugjerimet e shpirtshiturve, në asnjë mënyrë nuk guxon të quhen “fetfa”
A ka shkencëtarë, albanolog, letrarë, kritik, mendimtarë në botën shqiptare i cili do të mund ta deshifronte këtë fjali sa idioike aq edhe qesharake: “Zhvillimet e hovshme teknologjike na detyruan që edhe ne të lëvizim me rrjedhat bashkëkohore në çështjen e fetvasë duke ofruar mënyrën më të sofistikuar në aspektet teknologjike për të qenë në shërbim të islamit dhe myslimanëve të vendit tonë dhe ata që janë në mërgatë.”
Shaqir Fetai po na ofruaka mënyra më të sofisikuara në dhënien e fetfasë?! Çka i duhen fetfasë mënyrat e sofistikara? Vendimi që del nga burimet e veta islame nuk ka nevojë për sofistikime, e as për eskivime e dallavere që i bluan në mendje të pistë Shaqir Fetai!
Vazhdon Shaqir Fetai me idiotizmat e veta prej debilli, duke thënë: “Kam dëshirën që këtij organizimi kaq të madh dhe me vlerë shumë të rëndësishme për ne në këtë kohë të cilën e organizon dar el ifta të i dhurojë disa propozime dhe sugjerime.”(gjatë leximit në gjuhën arabe diçka e këtillë nuk thuhet! Ndoshta edhe është munduar të lexoj lidhur me këtë, por nuk merret vesh!)
Shaqir Fetai ka dëshirë që kësaj konference “t’ia dhurojë disa sugjerime e këshilla”! U bë ky! Injoranti i llojit të vet, i cili, profesionist mund të na dalë vetëm në spiunim, i jep sugjerime një prej qendrave botërore të fetfasë, siç është Kajro me Universitetin e vet më të famshëm në botën myslimane! Dhe, cila na qenka ai sugjerim dhe ajo këshillë e injorantit në fjalë? “Te organizohen konferenca të këtilla edhe më shpesh dhe me tema aktuale që të jemi në rrjedha te zhvillimeve bashkëkohore dhe të njoftuar me të arriturat e njeri tjetrit e që na i lehtëson funksionimi si një umet.”
Shaqir Fetai a ka nevojë për rrjete online apo për konferenca! Ka nevojë për një platformë të përbashkët botërore për fetfa, apo ka nevojë t’i shëtisë bythët puritane nëpër konferenca për të shitur dengla prej udbashi! Konferencat sot janë mënyra e fundi e përhapjes së informacionit! Në kohën e teknolgjisë informacioni i shpejtë është i nevojshëm dhe jo konferencat! (Shaqirt Fetai kur e tha këtë fjali, të gjithë pjesëmarrësit u qeshën dhe përshpëritën njëri me tjetrin si për një të sapo zbritur nga ndonjë planet!
Po cili shkencëtarë apo linguist do të na e përkthente këtë fjali pasuese të Shaqir Fetait: “Të bëjmë unifikimin brenda të së mundurës në fetvatë për çështjet bashkëkohore në lëmi të ndryshme.”
Shaqir Fetai, në fund, e njollosi edhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, e minimizoi rolin dhe rëndësinë e tij, hudhi baltë e gurë, e nënçmoi deri në asgjë, duke kërkuar nga Shejhul Ez’heri ndihmë për profesionalizimin e kuadrit tonë në këtë Universitet!
Është e turpshme kjo kërkesë! Është idiotike! Shaqir Fetai vetëm sa mund t’ia kërkojë në një takim bilateral, kuotën prej dy-tre studentëve shpenzimet e të cilëve do t’i mbulonte vetë BFI-ja, deri në daljen e tyre kompetentë në fushë të caktuar, kuadër ky që në BFI llogaritet deficitar. Fetfaxhinjtë nuk mund të jetë deficitarë, sepse i paskemi me bollëk, tash e 600 vite ata na kanë shpërndarë fetfa, sipas pasusit të parë të fjalimit të Shaqir Fetait.
Ndërsa fundi i fjalimit të Shaqir Fetait është plotë injorancë, pabesi, është naivitet, shkurtpamësi prej një xhahili! Zoti e udhëzoftë! Jo, ia theftë sa më shpejt qafën se na e nziu fytyrën, i poshtri!

 

Leave a Reply