Shaqir Fetai e paska vizituar Myftininë e Gostivarit dhe sipas tij, qenka mahnitur me “rezultatet” e kësaj Myftinie për vitin 2020, ndaj paska vendosur që këtë myftini ta bëjë me myfti. Me aklamacion qenka vendosur që myfti të propozohet i njëjti që është ushtrues detyre! A është në vete Shaqir Fetai apo jo! Ka vendosur që ta stabilizojë apo ta shkatërrojë tërësisht BFI-në. Me shkelje të vazhdueshme kushtetutare vetëmsa mund të shkatërrohet BFI-ja.
Shaqir Fetai, “reisi” i instaluar nga pushteti aktual maqedonas, paska vizituar Myftininë e Gostivarit, me çrast qenka mahnitur nga llogaria përfundimtare dhe nga buxheti i Myftinisë për vitin 2020, në vitin më në krizë për mbarë njerëzimin në botë! Është i vetëdijshëm se çka flet ky shërbëtor i politikës dhe pushtetit maqedonas apo ka vendosur ta shkatërrojë tërësisht BFI-në!
Me këtë rast, na thotë Shaqir Fetai, i cili me vete e paska marrur edhe “kryetarin e komisionit zgjedhor” të BFI-së, sepse, paska vendosur që ta zgjedhë edhe myftiun e Gostivarit! Si shumë raste tjera, edhe në këtë rast Shaqir Fetai, me plotë vetëdije vendosë që ta shkelë e ta bëjë paçavurë Kushtetutën e BFI-së! A ka pak insaf, a ka pak drojë Zotin, a ka pak iman ky farë “hëfëzi”! Si guxon të sillet në këtë formë! A ka Kushtetutë BFI-ja apo nuk ka? Si funksionojnë komisionet dhe si vendos komisioni? A iu tërheq vërejtja për shkeljet shekullore të Shaqir Fetait që ia bën Kushtetutës së BFI-së apo jo? As laicizmi, as pushteti laik e komunist nuk ia ka bërë këto shkelje, nuk e ka poshtruar kaq shumë BFI-në sa Shaqir Fetai! A ka kush i del përpara dhe i thotë STOP duke e mbyllur në burg si mohues absolut i të gjitha normave kushtetutare, ligjeve, dhe akteve juridike të vendit e të Institucionit të BFI-së!
A u konsultuan anëtarët e Myftinisë me Mexhlisin e Xhematit se cilët duhen të jetë kandidatë potencial apo këtë të drejtë ia deleguan Shaqir Fetait?
Si e zgjedh vetë Shaqir Fetai, njeriun intim të tij, për Myfti! Ai mund të jetë gjeni, më i devotshtmi në vend e më gjërë, megjithatë, ka Kushtetutë, ka akte normative që vlejnë edhe për të. Ai person, nëse është i devotoshëm, e refuzon qëndrimin udbashesk të Shaqir Fetait dhe insiston në zgjedhje konform Kushtetutës. Asgjë nuk do të thotë fakti që ai paska pasur me vete “kryetarin e komisionit zgjedhor”, sepse ai për zgjedhjen e myftiut është një “subjekt” zero! Ai e keqpëdorë atë, sepse personi “kryetar” është në gjendje që për një kockë të vogël të pranojë çdo propozim, sepse, ai e di fare mirë që nuk është kompetent për këtë veprim të Shaqir Fetait, prapa të cilit mundohet të fshihet.
Anëtarët e Myftinisë duhet të konsultohen me bazën, të propozojnë, më së paku, dy anëtarë për myfti të mundshëm (nuk ka një, qoftë ky edhe me aklamacion, sepse kjo i ngjetë periudhës komuniste dhe është në kundërshtim me Kushtetutën). Pas këtij propozimi, vendos Rijaseti, dhe jo një injorant, se kush do të emërohet për Myfti, ndërsa Shaqir Fetai, si “reis” i caktuar nga pushteti maqedonas, vetëm do ta verifikojë personin dhe do t’ia lëshojë muraselen. Ky është rregulli si zgjidhet Myftiu, dhe jo sipas tekeve të Shaqir Fetait.
Personi në fjalë mund të jetë myfti vetëm sa të jetë i përkrahur nga pushteti maqedonas Shaqir Fetai. Ne moment që do ta humbë përkrahjen maqedonase Shaqir Fetai, edhe personi i caktuar prej tij, myfti, do ta humb këtë titull, siç do të humbin tituj të gjithë të tjerët të zgjedhur jashtë kushteve kushtetutare, sipas qëndrimeve policore të Shaqir Fetait. Shaqir Fetai në historinë e BFI-së do të ngelë si shkelësi më i madh i Kushtetutës së BFI-së si dhe personi që maksimalisht është angazhuar ta shkatërrojë BFI-në por që Allahu Fuqiplotë nuk do t’ia plotësojë këtë dëshirë të poshtër, por, natyrisht, do t’ia thyej qafën! Amin Allah!
(Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV)
Shaban Aziri, Kordinator
Eset Shaqiri, zv/kordinator
Mirdi Brao, zv/kordinator