Spektakli i Uefa Champions League rikthet sërish me gjigandët e futbollit europian këtë herë në kuadër të cerekfinaleve . Ekrani i Tring do të përcjellë për cdo tifozë dhe jo vetëm emocionet dhe ethet që vetëm ky kompeticion mund të dhurojë. Një finale e parakohshme , kështu mund të cilësohet lirisht dueli Real Madrid-Liverpool. Dy klubet për herë të fundit u takuan në finalen e vitit 2018 të cilën madrilenët e fituan me shifrat 3 me 1. Prandaj këtë herë pritet që të kuqtë të hakmerren edhe pse nga ai vit nuk është se kanë ndryshuar shumë gjëra me Zidan dhe Jurgen Kloppin në krye të dy pankinave. Megjithatë edhe sot si anglezët dhe spanjollët kanë mungesa të rëndësihme në radhët e skuadrave. Kështu tekniku Zinedin Zidan , nuk mund të llogarisë në 11 titullart dy nga lojatërt kryesorë si Hazard dhe Ramos të dëmrtuar së bashku me Carvajal. Ndërkohë nga ana tjetër Klop do të vuajë mungesën e Gomez, Henderson, Matip dhe Van Dajk . Sfida do të luhet në stadiumin Alfredo Di Stefano në Madrid dhe do të gjykohet nga arbitri gjerman Feliks Brych.
Salah jep lajmin e keq: Ky do të jetë sezoni im i fundit në “Anfield Road”
Një tjetër yll i futbollit ka lajmëruar largimin e tij nga fusha Anfield Road. Bëhet fjalë për Muhamed Salah, ylli…