Suedia nuk do të lejoj hyrjen e shtetasve nga Britania e Madhe dhe Danimarka, për shkak të shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit në këto vende, dhe kjo po ndodh për herë të parë që nga fillimi i pandemisë kur Suedia as që kishte menduar për mbylljen e kufijve.
Më shumë se 40 vende deri më tani ua kanë ndaluar hyrjen qytetarëve britanikë, transmeton Telegrafi.
“Për të zvogëluar rrezikun nga përhapja e mëtejme këtu, qeveria sot ka marrë vendimin për ndalimin e hyrjes”, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Mikael Damberg, gjatë një konference për media.
E kjo ndalesë do të hyjë në fuqi sonte pas mesnate, e për 48 orët e ardhshme Suedia do të anulojë të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe.