Sulm fizik ndaj dëshmitarit në “TNT”, anulohet seanca

Gjykimi në lëndën TNT, sot është anuluar për shkak se ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski nuk është paraqitur në gjykatë, për arsye se ashtu siç tha avokati i tij, ai ndodhet në spital për kurim nga lëndimet e marra nga një përleshje e mbrëmshme me dy persona, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se nesër në ora 09:00 Trajkovski do të arrestohet pasi që ka marrë informata nga mjeku i Qendrës Urgjente se është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse avokati i tij Jovica Strashevski thotë se ai duhet që të shkojë në intervenim kirurgjik.

Jozyrtarisht, mbrëmë derisa ka qenë duke shëtitur në afërsi të “Remedika”, në “Zhelezarë”, ka takuar dy persona që kanë qenë duke e shëtitur një qen, por pa maskë.

Trajkovski ka reaguar dhe u ka thënë se ka frikë dhe për këtë kanë nisur përleshjen verbale, ndërkaq më pas personat e kanë sulmuar fizikisht. Ai rastin e ka paraqitur në polici rreth orës 23:35 dhe ka thënë se sulmuesit nuk i njeh.

Policia po i kërkon sulmuesit.

Ndryshe, disa seanca me radhë, po tentohet të zvarritet rasti “TNT”, në të cilin së shpejti duhet të ketë aktgjykim./

Leave a Reply