Suma fajëson internetin

Nesër do të shkoj e do të mbyll internetin, në djall vaftë!! Këto ishin fjalët e para të Arben Sumës, në një intervistë të dhënë për gazetën e Viçencës.

30 – vjeçari fajëson pikërisht internetin, veçanërisht rrjetin social Facebook, pasi u arrestua nën akuzën e apologjisë së terrorizmit dhe nxitjes së urrejtjes fetare, vetëm pasi kishte shkëmbyer disa batuta me Samet Imishtin.

Por Arben Suma, për terroristë e për luftë të shenjtë thotë se nuk di asgjë.

Gazetari italian ka hyrë në shtëpinë e tij dhe ka takuar bashkëshorten Myrveten, e cila ishte shtatzënë, ndërsa vajzën e shqiptarit nga Kosova e përshkruan si një bionde më sy të kaltër dhe pa shami në kokë.

Gazetari shkruan se Arbeni është treguar mikpritës dhe i ka thënë të shohë ku të dojë, sepse ai nuk ka asgjë për të fshehur. Gjithashtu 30 – vjeçari pranon se e njeh Samet Imishtin, por thekson se nuk ka lidhje me organizatat ekstremiste.

Ndërkaq Ismail Imishti është ekstraduar  nga Italia në Kosovë, i akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar. Pjesa tjetër e familjes Imishti rrezikon të dëbohet nga Italia, pas arrestimeve që u zhvilluan në Kosovë dhe Itali. Tv Klan

Leave a Reply