Shtohen zërat kundër kandidatit republikan
Megjithëse kandidati kryesor i Republikanëve në garën presidenciale, Donald Trump e konsideron veten si “unifikues” i partisë, shumë prej zyrtarëve të lartë brenda saj, janë kthyer kundër tij.
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Pol Rajan, senatori i Karolinës së Jugut, Lindsi Graham kanë kritikuar ashpër qëndrimin dhe politikat e Trampit.
Kongresisti me shumë influencë Piter King deklaroi me shaka se “do të braktiste politikën, nëse Trampi do të shpallej kandidati garues në zgjedhjet e Nëntorit”.
Në një deklaratë publike, ish-guvernatori dhe ish-kandidati për president, Mit Romni, shprehu qëndrimin e tij kundër Trampit. Ai e cilësoi miliarderin “një hipokrit dhe mashtrues, që po luan me publikun amerikan”.
Në fakt fitorja e tij në shtatë shtete gjatë super të martës nuk bën veçse forcon pozitat për kandidimin zyrtar të tij. Siç shkruan “Nju Jork Times” disa nga donatorët e Partisë po ngrejnë fonde për një alternative anti-Trump.
Edhe aktori i njohur amerikan, Ricard Gere i bashkohet zërave kundër manjatit të pasurive të paluajtshme, fushatën e të cilit e cilëson të pështirë duke shpresuar që ai të mos zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara.
Pak ditë më parë Trump u krahasua me diktatorin fashist Benito Musolini, pasi citoi shprehjen e këtij të fundit “Më mirë një ditë si luan, se 100 ditë si dele”.//Tv Klan