Dereck Chisora po insiston që të përballet me Deontay Wilderin brenda këtij viti.
Bronze Bomber nuk është shfaqur në ring që nga humbja prej Tyson Furyt, duke dështuar kështu që të rikthente titullin WBC në peshat e rënda në trilogji.
Por, Chisora po tenton ta bind Wilderin që të boksojnë ndaj njëri-tjetrit, e që është vështirë e realizueshme.
Amerikani synon një boksier të një rangut më të lartë dhe të shpresojë që të rikthehet sërish në majat e boksit.
“Jam fans i madh i Bomberit të Bronztë, por para se të pensionohem, më lini të shijoj pak nga ajo fuqi”.
“Dua të vij në Amerikë dhe të kem një meç me ty, vëlla”, deklaroi Chisora, si mesazh për Deontay Wilder.
Bronze Bomber po tenton që të përballet me Luis Ortiz, për të synuar më pas të jetë kundërshtarë i detyrueshëm në WBC për Furyn.