Tradhëtarët porosisin: “Mos na tradhëtoni”

Tradhëtarët që ia ngulën thikën pas shpine Sulejman ef. Rexhepit, ata që dolën të ishin vegla të shërbimeve të ndryshme intelegjente, ankohen, madje reagojnë kundër çdo personi që e viziton apo që e kontakton Sulejman ef. Rexhepin, kundër çdo personi që miqësohet apo që pi një kafe me Sulejman Rexhepin. Habiten si është e mundur të mos vazhdojnë kritikat kundër tij por të orientohen tash kundër Shaqir Fetait

Shkruan Jasir Jashari

Pas intervistës së Haxhi Sulejman ef. Rexhepit dhënë portalit shqiptar TetovaSot e në të cilën, veç të tjerash, flet edhe për ish-bashkëpunëtorët e tij që tani shkojnë tek ai dhe të përlotur rrefehen për tërë lojën që ia luajtën pas shpine, me të madhe ka filluar një shqetësim i “grave të këqia”! Pse kontaktohet Sulejman Rexhepi? Pse shkojnë njerëzit tek ai dhe “spiunojnë”! Pse nuk vazhdojnë ta kritikojnë edhe më tej por, “me pa të drejtë” e kritikojnë Shaqir Fetain, i cili, për efekt të karrierizmit hoqi dorë nga të qenurit mik i ngushtë i Sulejman Rexhepit!
Shaqir Fetai, si dhe marionetat e tij, që dikur ishin bashkpunëtorët profesionistë dhe të respektuar të Sulejman Rexhepit, kërkojnë nga myslimanët e vendit që mos të interesohen shumë e shumë për atë se, cila dorë e zezë i tuboi aq shpejtë, brenda natës, dhe ia shprehën mosbesimin Sulejman ef. Rexhepit, duke e shpallur si të shkarkuar dhe, njëkohësisht, Shaqir Fetain të ngarkuar me detyrën për t’i organizuar zgjedhjet e reja në BFI!
Shaqir Fetai dhe marionetat e tij që dikur i shërbenin “me besnikëri” Sulejman Rexhepit, insistojnë që t’i bëjnë të gjithë temena Shaqir Fetait, të përkulen para tij, sepse e kanë të fortë, prapa tij qëndon pushteti dhe struktura të caktura e shumë të fuqishme që vendosin për fatin e shtetit, pra, edhe për fatin e myslimanëve të këtushëm. Do me thënë se, farsa e dikurshme se Sulejman Rexhepi ishte “i përgëdheluri i pushtetit dhe i policisë maqedonase” nuk paska qenë asgjë tjetër përveçse frikësim i kotë. Frikë duhet të kemi nga Shaqir Fetai, sepse u dëshmua që ky paska qenë ai më i forti, ai prapa të cilit paskan qëndruar segmente të caktuara që ta rrëmbejnë dheun nën këmbë!
Shaqir Fetai dhe marionetat e tij që dikur jepnin shpirt për Sulejman Rexhepin, habiten, madje janë shumë të revoltuar kundër kritikëve të Shaqir Fetait. Ata nuk e kanë të qartë se pse nuk vazhdojnë edhe më tej kritikat kundër Sulejman Rexhepit por janë orientuar kundër Shaqir Fetait!
Këta “kriticistë të pistë” e meritojnë një përgjigje të thjeshtë! Sulejman Rexhepi nuk po i bën asnjë të keqe Bashkësisë Fetare Islame! Sulejman Rexhepi nuk po e hap gojën për tradhëtarët, për spiunët, për hajnat, për bashkëpunëtorët e shërbimeve të huaja që ia ngulën thikën pas shpine dhe u rreshtuan pas Shaqir Fetait, pas njeriut i cili gjithnjë i ka kritikuar pas shpine te reisi i tij Sulejman ef. Rexhepi.
A ka kuptim që të fajësohet sot Sulejman Rexhepi për hajnitë, tradhëtitë dhe shkatërrimet e sotshme që po i bëhen BFI-së! Apo, duke u kritikuar Sulejman ef. Rexhepin, do të lihen të qetë tradhëtarët e tij, ata që e tradhëtuan, ata që iu përgjigjën shërbimeve sekrete që brenda natës të tubohen dhe ta shpallin “persona non grata” të BFI-së!
Ta vizitosh sot Sulejman Rexhepit është një lloj pendese, mbi të gjitha, një lloj solidarizimi me zhgënjimin e tij kundër miqve që dikur i pati më të besueshmit e tij, që i mbajti si pëllumba, që para myslimanëve të vendit i prezantoi si “alima të mëdhenj”, që ua besoi edhe shtratin te këmbët e tij!
Ta vizitosh sot Suejman ef. Rexhepin është shumë njerëzore pas asaj plage që ia shkaktuan në pabesi “miqtë e tij më të ngushtë”, të cilët i trajtoi si evladë, si pjesëtarë të familjes së vet të ngushtë; të cilëve ua besoi edhe sekretet më intime.
Të pishë sot kafe me H. Sulejman ef. Rexhepin është, thjesht, demonstrim i urrejtjes kundër të gjithë atyre besëprerësve, të pabesëve, që ia ngulën thikën pas shpine reisit të tyre; është manifestim i protestës kundër keqmenaxhimit me BFI-në nga strukturat e instaluara prej segmenteve antiislame e antishqiptare të pushtetit aktual maqedonas; është protestë kundër përpjekjeve për të instaluar praktika në BFI mbi mënyrën e zgjedhjes së kryetarit nga ana e shërbimeve intelegjente të huaja.
Asnjë nga myslimanët e vendit nuk mund të jenë përkrahës të Shaqir Fetait e armiq të Sulejman Rexhepit, sepse është e pandershme, nuk është dinjitoze, është tradhëti dhe solidarizim me strukturat antiislame që i qëdrojnë prapa Shaqir Fetait. Sulejman ef. Rexhepi është në hallin e tij dhe po lëngon nga thika që ia nguli miku i tij më i ngushtë, Shaqir Fetai, i cili në këtë hap u trimërua vetëm pasi e mori përkrahjen e plotë nga pushteti, i cili edhe më tej myslimanët dhe shqiptarët e vendit i trajton si “kavje” laboratorike.
Natyrisht, ata që e ndihmuan Shaqir Fetain, ata edhe do ta përhapin porosinë e tij: “mos më tradhëtoni”! Për Shaqir Fetain çdo takim me Sulejman ef. Rexhepin është tradhëti e obcionit të tij që nuk është asgjë tjetër përveçse strategji e segmenteve të caktuara që vegjetojnë nëpër kanalet nëntokësore të ish-UDB-së.
Secili mysliman që ia jep dorën Shaqir Fetait, le ta dijë, nuk do të mund të gjejë solucion në botë për ta larë pisllëkun nga ajo dorë, ndërsa psillëku nuk i ka hije myslimanit, nuk e duron as xhamia, as namazi, as hallalli. Sulejman ef. Rexhepi tashmë është “kaptinë e mbyllur”! Libër me përbajtje horror që po lexohet tash është Shaqir Fetai! Dhe, librat janë për njerëzit e këndueshëm e jo për analfabetët.

Leave a Reply