Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.
Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila thuhet se mbante llogaritë e shitjes së drogës. I përfshirë është dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.
Janë lëshuar 13 urdhër arreste por deri tani në pranga ka rënë vetëm 9 persona, raportojnë mediat italiane.
Emri i boksierit Titty doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të të Gico della Guardia di Finanza në vitin 2015.
Banda kriminale vepronte kryesisht në zonën e Acilisë dhe merrej me trafikimin e lëndëve narkotike si kokainë, hashash dhe marihuanë. Përgjithësisht, blinin sasi të ndryshme droge, i transportonin me makina dhe i fshihnin në shtëpi e garazhe derisa të dorëzoheshin.
Mediat italiane raportojnë se një dhomë të madhe në bodrum në zonën e Torrevecchia, përdorej nga grupi si magazinë.
Në kërkim është ende një shqiptar, i konsideruar si kreu i bandës së bashku me një italian. Gjatë hetimeve, u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marijuanë dhe 82 kg hashash.