Yuri Kim duhet të marrë edhe miratimin e Senatit
Presidenti Donald Trump propozon Juri Kim, si ambasadore të jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme të SHBA në Shqipëri.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për propozimin e Trump, thuhet se zonja Kim është një diplomate karriere në Departamentin e Shtetit. Ajo ka shërbyer si Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës së Jugut. Zonja Kim ka shërbyer gjithashtu edhe si konsulente politike në ambasadën amerikane të Bagdadit, në Irak e më pas në atë të Ankarasë.
Juri Kim është propozimi i dytë i Presidentit Trump për ambasador në vendin tonë. Në Janar të këtij viti propozimi i parë, ai i Kavalec u rrëzua nga Kongresi Amerikan, pas dyshimeve se ajo kishte lidhje me disa oligarkë rusë.
Prej largimit të ambasadorit Donald Lu nga Tirana në Maj të vitit 2018, ambasada amerikane drejtohet nga e dërguara me punë, Lejla Moses Ones.