Trump takon Erdogan/ Biseda për raketat e sistemit rus S-400

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilit i bëri thirrje që të mos vazhdojë me blerjen e sistemit raketor rus, S-400.

Kur dy liderët u takuan në margjinat e samitit të G20, në Osaka të Japonisë, Trump i tha Erdoganit se blerja e këtij sistemi të mbrojtjes raketore është “problem”.

“Nuk është mirë”, tha Trump. Presidenti amerikan po ashtu e shpjegoi situatën si “të komplikuar”. SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë që të blejë sistemin e mbrojtjes raketore amerikane “Patriot” të sistemit rus.

Erdogan nuk ka dhënë asnjë indikacion se Ankaraja mund të tërhiqet nga marrëveshja për blerjen e këtij sistemi. Gjatë takimit me Trumpin, Erdogan tha se “partneriteti ynë strategjik ka nevojë për solidaritet në shumë fusha”.

“Unë fuqishëm besoj se një solidaritet i tij do të jetë i pranishëm në periudhat e ardhshme”, tha ai.

Takimi ndërmjet Trumpit dhe Erdoganit zgjati rreth 35 minuta.

Leave a Reply