Trump takon kryeministrin japonez

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se shpresonte që bisedimet e pazakonta të njoftuara me Korenë e Veriut do të mundësonin që i gjithë Gadishulli Korean të jetonte në siguri, prosperitet dhe paqe.

“Ne shpresojmë që ky takim do të kurorëzohet me një sukses të madh dhe presim me padurim të marrim pjesë”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka pranuar një samit me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un deri në qershor, raporton ata.

“Ashtu si e kam thënë tashmë, një rrugë premtuese është hapur për Korenë e Veriut nëse ajo përmbush një denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm. Kjo do të jetë një ditë e madhe për ata dhe një ditë e madhe për të gjithë”, shtoi presidenti amerikan, në një konferencë shtypi përkrah kryeministrit japonez, Shinzo Abe në Florida.

“Takimi i parashikuar me Kim Jong Un do të jetë diçka e jashtëzakonshme për Korenë e Veriut dhe për botën”, shtoi ai.

Por, Donald Trump ka paralajmëruar Kim Jong Un.

“Nëse mendoj se ky takim nuk do të jetë i frytshëm , nuk do të shkojmë. Nëse takimi, kur të jem aty, nuk do të jetë i frytshëm, do të largohem me respekt”, theksoi ai.

“Ne shpresojmë të shohim ditën kur i gjithë Gadishulli Korean do të mund të jetojë në siguri, në prosperitet dhe në paqe”, nënvizoi Donald Trump.

Leave a Reply