Predhat turke në fshatin Akcabaglar goditën shënjestrat, përfshirë ato në bazën ajrore Mannagh, dhe dy fshatrat përreth. Fshatrat janë nën kontrollin e Partisë së Unionit Demokratik Kurd në Siri, dhe të milicisë së njohur si YPG. Kjo e fundit ka kapur bazën ajrore në veri të Aleppos, duke e komplikuar më tej konfliktin në kufirin jugor të Turqisë, anëtares së NATO-s. Ankaraja e konsideron YPG-në si organizatë terroriste dhe si pjesë shtesë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila lufton që 31 vjet për autonomi, në juglindje të Turqisë. Nga ana tjetër, Uashingtoni, që nuk e sheh YPG-në si organizatë terroriste, e mbështetë këtë grup në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. (AP)
“Gati të takohem me Putin”, Trump: Nëse do isha në pushtet lufta nuk do të kishte ndodhur
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm të takohet me kreun e Kremlinit,…