Sulmi vjen si përgjigje për bombardimet e fundit
Belgorodi, qyteti më i afërt rus me kufirin me Ukrainën u trondit gjatë natës nga një seri shpërthimesh. Një breshëri raketash e dronësh të hedhur nga territori ukrainas vranë një person e plagosën 4 të tjerë.
Sulmet goditën 10 shtëpi dhe dëmtuan rëndë ujësjellësin e Belgorodit, duke ndërprerë edhe furnizimin me ujë të qytetit. Moska tha se 13 raketa u shkatërruan në ajër nga sistemi kundërajror i Belgorodit.
Mendohet që goditjet janë kundër-reagim i ukrainasve për sulmin me raketa të Premten nga Rusia, që goditën qytetet e mëdhenj të Ukrainës, ku bilanci i viktimave ka arritur në 34.