A janë more normal do “akademikë fetarë” të cilët, lanë namin me “mikëpritjen e tyre” në odë të mixhës! Shaqir Fetahu me gjithë mend po mendon se është zgjedhur “reis” dhe se tani duhet të presë e të përcjellë urues, fitnexhinjë, mëkatarë, dallkaukë që vijnë për t’u kunguar nga prifti
Shkruan: Jasir Jashari
Shaqir Fetahu po dëshmon se është shkollë shejtanie e Sulejman Rexhepit, se është një kopje e zbehtë e tij, se e ka “idol” në ushtrimin e veprimtarisë së tij jetësore. Sulejman Rexhepi, kur e kishte situatën më katastrofale, “pjellte” ndonjë dekoratë, pastaj, ulej gjysëm i shtrirë në foteljen e tij dhe, vetëm priste njerëz! Kolona mbërrinte te “Biku” duke pritur rradhë, burra e gra, vajza e djem, profesorë e shërbëtorë, myfti e muteveli, me qëllim që të hyjnë në kabinet dhe t’ia urojnë “dekoratën”. Ata që harronin, ishte aty njeriu që ia përkujtonte në telefon, madje duke i qortuar me “kompetncë” i detyronte të vijnë në kohën që ua caktonte vetë ai.
Keni parë se si e imiton krijimin e kësaj atmosfere Shaqir Fetahu? Dëshiron ta përjetojë po atë kënaqësi të Sulejman Rexhepit, sepse këtë e ka shembull, sepse ku di Shaqir Fetahu se çka do të thotë reis e çka ushtrues detyre?!
Po mbyllen myftini për ditë të tërë vetëm e vetëm që të vijnë e ta urojnë Shaqir Fetahun! Çka? Pse?
Shaqir Fetahu duhet të presë në Myftininë e tij njerëz për t’ia uruar guximin që e pati për t’ia ngulur thikën në shpinë Sulejman Rexhepit pas një miqësie aq të ngushtë e të gjatë; të presë që t’ia urojnë përkrahjen sekrete që ia dhanë por edhe kurajon për ta shkarkuar Sulejman Rexhepin bazuar në Nenin 58, pa llogaritur se ky Nen mund t’i shërbejë Sulejman Rexhepit si alibi për t’i paditur të gjithë ata që e ndihmuan në shkeljet permanente të këtij Neni!
Shaqir Fetahu nuk është axhami, edhe pse një jetë të tërë e ka çuar në axhamillëk! Shaqir Fetahu duhet të ndërgjegjësohet dhe të heqë dorë nga “mastrubimi intelektual” duke e kërkuar arritjen e kënaqësitë së të qenurit “reis”!
Shaqir Fetahu me plotë dëshirë ka pranuar postin e ushtruesit të detyrës “reisul ulema”! Posti “ushtues detyre”, është post vullnetar që merret nga më i respektuari e më i vjetri, i cili me vetëvullnet të fortë abstenon nga e drejta për t’u kandiduar për atë post, sepse, ndryshe kemi konflikt inyteresi! Roli i tij është përgatitja e zgjedhjeve të organit të plotëfuqishëm. Kështu thonë ligjet e vendit dhe, përcaktojnë që, në kushte normale, në afat prej tre-gjashtë muajve të organizohen zgjedhjet!
Vetëm pasi të kryhet kjo procedurë mirë, në rregull dhe islamikisht, tek atëherë meriton Shaqir Fetahu të urohet dhe të nderohet edhe me ndonjë mandat të Myftiut të Gostivarit, gjithnjë nëse do ta pranonte organi i tij!
Deri atëherë, le ta dëgjojë “mentorin” e tij: “Mos bëj petlla në ujë”!